Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

"Kosova në hartën e Apple", ideatorja 20-vjeçare e peticionit: Serbët më kërcënuan me jetë

"Kosova në hartën e Apple", ideatorja 20-vjeçare e

Kompania amerikane "Apple" ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm. Kjo solli pakënaqësi veçanërisht për Shqiptarët e Kosovës duke bërë që edhe shumë emra të njohur si Dua Lipa apo Rita Ora të mbështesin një peticion online nën sloganin "Put Kosovo on Apple Maps".

Ideatore e këtij peticioni është një 20-vjeçare e quajtur Megi Cara, e cila jeton në Brighton të Anglisë. Ajo është shumë e dhënë pas çështjes së bashkimit kombëtar. Mëngjesin e sotëm Megi ishte në një lidhje skype në “Wake Up”, ku tregoi se frymëzimi për këtë peticion i ka ardhur nga bisedat me miqtë dhe më pas nisma e saj  tërhoqi vëmendjen e personazheve të njohur të botës por sidomos të personazheve të famshëm shqiptarë nëpër botë.

Por 20-vjeçarja është përballur ndërkohë me kërcënime të shumta. "Më kanë ardhur kërcënime me jetë, por ua kam bërë të ditur se do të flas për këtë temë dhe do ta mbroj. Pas kësaj janë larguar. Nëse kërcënimet vazhdojnë të bëhen më serioze dhe të shtohen në numër unë do ti denoncoj sepse pavarësisht frikës sime ato kanë dhe impakt në shëndetin mendor. Një shtetas serb ndërkohë ka marrë një tjetër nisme për firmosjen e një peticioni "Don't Put Kosovo on Apple Maps" dhe justifikimi i tij për këtë peticion është se në Kushtetutën e Serbisë Kosova shfaqet si një provincë e Serbisë. Peticioni i tyre ka arritur pothuajse 33 mijë firma"- tha Megi Cara.

 Ndërkohë peticioni i ideuar nga Cara "Put Kosovo on Apple Maps" ka më pak se një javë që është aktiv dhe ndërkohë që diskutonim këtë temë në studio, peticioni ishte firmosur online nga rreth 140 mijë individë, por synohet që të mblidhen 150.000 firma që të konsiderohet kërkesa për njohjen e Kosovës edhe në hartën e Apple. 

Por si përcaktohen kufijtë në hartën e Apple, si është proceduara për ta rivendosur nëse plotësohen firmat. Përveç Kosovës, i njëjti problem është edhe për Palestinën, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e Apple. Redon Skikuli, kontibues në OpenStreetMap shpjegoi nga studio e “Wake Up” sesi funksionon politikat e kompanive si ajo e Apple për raste te tilla.

"Kompanitë në përgjithësi për çështje gjeo-hapësinore i marrin listat e shteteve  nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ose në bazë të rregullores apo dëshirës së tyre të mirë për të bërë një hartë. Ndaj dhe inisiativa të tilla si peticioni "Put Kosovo on Apple Maps" nxisin këto kompani që të përshpejtojnë procesin. Ka pasur shumë kërkesa që Kosova të njihet dhe nga këto kompani digjitale. Ministria e Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me organizma të ndryshme ka marrë inisiativa të tilla. Fatkeqësisht diplomacia digjitale duhej të ishte bërë në nivel më intensiv dhe më herët si dhe më e koordinuar dhe jo detyrimisht me një kompani por dhe me të tjera"- tha Skikuli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore