
40 mln euro kokainë në Fier, gazetarja Bezat: Çervanaku admirohej nga banorët, njihej si bamirës
Gazetarja Dorjana Bezat e cila ishte në Frakull një javë më parë ku u kapën 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh ka treguar sonte në “Top Story” se Viktor Çervanaku admirohej nga banorët e zonës.
Sipas gazetares, ish-kryetari i komunës njihej si bamirës dhe jo si person i cili po shkelte ligjin me trafikim kokaine. Ajo shtoi se nga ana e tij është parë nga autoritetet një lloj qetësie lidhur me përfundimet që do japin hetimet.
“Më ka bërë përshtypje komunikimi me banorët. Të gjithë kishin një admirim për Çervanakun se e njihnin si bamirës, jo si një person që ka shkelur ligjin duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike.
Askush nuk e prekte banesën e tij, Sa i përket autoriteteve, vërehet një qetësi e tij. Ai sigurohet që analizat të dalin vetëm mbetje plehu. Një qetësi, një rehati jo vetëm e Çervanakut por edhe vëllait të tij. Ngre dyshime se nuk ka qenë rasti i parë që ky grup kishte kultivuar lëndë narkotike”- tha gazetarja Bezat në Top Story./ Top Channel





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




