Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Këto 4 shenja horoskopi kurrë nuk do tu thonë atë që mendojnë, gjithmonë dredhojnë!

Këto 4 shenja horoskopi kurrë nuk do tu thonë atë që

Disa njerëz të vërtetën menjëherë do t’jua përplasin para syve, ndërkaq disa kurrë nuk do t’ju tregojnë atë që mendojnë. Ka disa shenja horoskopi që nuk e thonë kollaj të vërtetën.

Demi

Demat pothuajse kurrë nuk të thonë atë që mendojnë – vetëm nëse duhet ta lavdërojë dikë, të thotë diçka të bukur dhe të bisedojë për tema të bukura. Në të kundërtën do të heshtin dhe nuk do të thonë se çfarë u pëlqejnë apo çka mendojnë se nuk është siç duhet. Shikimi i tij ndonjëherë flet më shumë se fjalët, mirëpo po ashtu flasin edhe veprat. Do t’ju tregojë me siguri që diçka nuk është në rregull, mirëpo në ndonjë mënyrë të veten.

Binjakët

Binjakët flasin shumë, mirëpo ata gjithmonë dinë kur të thonë dhe çfarë të thonë. Kurrë nuk do t’ju thonë të gjitha ato që mendojnë, por atë që do të duhej të dëgjonit. Ata të gjitha do t’i thonë në njëfarë mënyre të bukur, në mënyrë që askush të mos lëndohet apo do të anashkalojë temat e pakëndshme.

Binjakët i ndjek zëri i keq që janë dyfytyrësh, mirëpo ata janë shenjë duale, që do të thotë se kur diçka atyre nuk u intereson, shmangen dhe shikojnë punët e veta. Nuk dëshirojnë të mbajnë inat.

Gaforrja

Gaforret as në ëndërr nuk do të thonë asgjë që do të jetë burim i sigurt për konflikt. Ato do të bëhen sikur nuk kanë dëgjuar se i keni pyetur diçka të rëndësishme, se nuk kanë kohë apo tani nuk mund të mendojnë për atë gjë.

Peshqit

Peshqit do të heshtin për çdo gjë. Ata janë persona të cilët më së paku flasin, prandaj kurrë nuk do të mundë të keni ndonjë qëndrim prej tyre. Jo se që nuk i vlerësojnë mirë njerëzit, por për shkak se Peshqit privatësinë e vet e mbajnë vetëm për veten.

Kjo nuk është edhe aq e mirë për rrethin e tyre, mirëpo nëse ju nevojitet dikush i cili nuk do t’ju gjykojë dhe nuk do t’ju thotë se çfarë i pengon, kjo shenjë është bashkëbisedues dhe mik i mirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore