Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë në ndihmë për këmbë të mrekullueshme (FOTO)

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë.

Prandaj duhet që të kujdesemi më shumë për këmbët dhe thonjtë. E si pasojë “Bright Side” ka publikuar disa këshilla të dobishme që këmbët dhe thonjtë tuaj të duken të mrekullueshëm.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Masazhoni këmbët.

Masazhi i këmbëve është ilaçi më i mirë për të hequr qafe lodhjen, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për t’i mbajtur këmbët të shëndetshme.

Ju mund të blini një masazhues, ose thjesht të përdorni një top të zakonshëm tenisi ose ndonjë objekt tjetër të rrumbullakët dhe vendoseni poshtë këmbëve.

Filloni të luani me topin me këmbë duke e lëvizur para dhe mbrapa, nga gishtërinjtë deri tek thembrat.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Hidratoni këmbët.

Është më mirë të përdorni kremëra që përmbajnë zbutës, siç është vazelina, si dhe përbërës hidratues, si glicerinë dhe lecitinë. Vetëm mos harroni të mos lagni kurrë zonën midis gishtërinjve pasi mund të shkaktojë kërpudha.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Mbajini këmbët të thata.

Një nga parimet themelore të higjienës është mbajtja e këmbëve të thata, sepse lagështia krijon një mjedis të favorshëm për rritjen e kërpudhave. Ja çfarë duhet të bëni:

– Zgjidhni këpucë të krijuara me materiale natyrale që do ta lënë lëkurën të marrë frymë.

– Shmangni veshjen e këpucëve të njëjta për disa ditë me radhë.

– Fshini këmbët me peshqir pasi bëni dush.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Pritini siç duhet thonjtë e këmbëve.

Thonjtë e prerë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojnë një ndër problemet më shqetësuesë, siç është rritja e thoit në mish, që është njëkohësisht edhe shumë e dhimbshme. Këtu janë disa këshilla të dobishme për ta shmangur këtë:

– Pritini thonjtë drejtë. Mos i prekni ato anash.

– Shkurtimi i thonjve më shumë se ç’duhet, mund të rezultojë në thonj të rritur në mish ose në infeksion.

– Shmangni prerjen e kutikulave! Butësisht mund t’i shtyni përsëri drejt bazës së thoit tuaj me një shkop prej druri.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Kujdesuni që thonjtë e këmbëve të jenë shëndetshëm.

Procedura e mëposhtme do t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjen e thonjve të rritur në mish:

– Zhytini këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta. Shtoni 1 lugë gjelle kripë në 1 litër ujë.

– Vendosni fillin e pastër dentar tek cepat e thoit tuaj dhe ngrijeni atë butësisht.

– Trajtojeni këtë zonë me betadinë dhe fashojeni gishtin e këmbës për ta mbrojtur nga infektimi.

– Përsëriteni këtë proces çdo ditë derisa gishti të shërohet plotësisht.
Nëse këto procedura nuk e përmirësojnë gjendjen, duhet të shkoni tek një mjek menjëherë.

Keni probleme me thonjtë e rritur në mish? 6 metoda ju vijnë

Futini këmbët në ujë të ngrohtë.

Për t’i bërë këmbët të duken sa më mirë dhe që takat të mos ju shkaktojnë dhimbje, duhet t’i mbani këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta një herë në javë.

Ju mund të përdorni një larmi përbërësish për të rigjeneruar këmbët, siç është kripa, vajra të ndryshëm esencialë ose ekstrakte bimore.

Përdorni një skrab për këmbë për të hequr lëkurën e thatë dhe të vdekur në fund.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore