Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë për të jetuar

Qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë

Tel Avivi është emëruar si qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar,  në një kohë kur inflacioni dhe problemet e zinxhirit të furnizimit kanë sjellë një rritje globale të çmimeve.

Qyteti izraelit doli në krye për herë të parë në një sondazh nga Economist Intelligence Unit (EIU), duke u ngjitur nga vendi i pestë që ishte vitin e kaluar në të parin, dhe duke e spostuar Parisin në vendin e dytë së bashku me Singaporin, shkruan Gazeta SHQIP.

Sipas BBC, Damasku, në Sirinë e shkatërruar nga lufta, u rëndit sërish si më i liri në botë.

Anketa krahason kostot në dollarë amerikanë për mallrat dhe shërbimet në 173 qytete.

“Economist Intelligence Unit” raporton se të dhënat e mbledhura në gusht dhe shtator treguan se mesatarisht çmimet u rritën 3.5% në terma të monedhës vendase, norma më e shpejtë e inflacionit e regjistruar gjatë 5 viteve të fundit.

Transporti ka shënuar rritjet më të mëdha të çmimeve, ku kostoja e një litri benzinë ??është rritur mesatarisht me 21% në qytetet e studiuara.

Ngjitja e Tel Avivit në krye të renditjes së kostos botërore të jetesës të EIU reflektoi kryesisht rritjen e vlerës së monedhës izraelite, shekelit, kundrejt dollarit.

Çmimet lokale të rreth 10% të mallrave gjithashtu u rritën ndjeshëm, veçanërisht ushqimet.

Sondazhi zbuloi se Tel Avivi ishte qyteti i dytë më i shtrenjtë për alkool dhe transport, i pesti për sendet e kujdesit personal dhe i gjashti për rekreacion.

Vitin e kaluar, Parisi, Zyrihu dhe Hong-Kongu ndanë bashkë vendin e parë, ndërsa këtë vit Zyrihu dhe Hong-Kongu zunë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë, të ndjekur nga Nju-Jorku, Gjeneva, Kopenhagen, Los Anxhelos dhe Osaka.

Vendi i dytë më i lirë në botë pas Damaskut është Tripolit, por krah çmimeve të lira, është edhe jeta e pasigurtë.

Pesë qytetet më të shtrenjta

1 Tel Aviv
2 Parisi dhe Singapori ndajnë vendin e dytë
3 Zyrih
4 Hong Kong

Pesë qytetet më të lira

1 Damasku
2 Tripoli
3 Tashkent
4 Tuniz
5 Almaty

Gazeta SHQIP - BBC

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore