Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Kanë frikë nga plakja, 3 shenjat e horoskopit që do jepnin gjithçka për të ndaluar kohën

Kanë frikë nga plakja, 3 shenjat e horoskopit që do jepnin

Koha kalon njësoj për të gjithë ne dhe kjo është e pashmangshme. E pavarësisht kësaj, ka njerëz që kalimi i viteve u peshon mbi supe si një gur i rëndë.

Madje nëse do të kishin mundësi, këta lloj njerëzish do të jepnin çdo gjë që të kishin recetën për eliksirin e rinisë. Ata kanë frikë nga plakja dhe besojnë se nuk kanë kohë mjaftueshëm në dispozicion për të qenë në gjendje të arrijnë gjithçka që dëshirojnë.

Kjo veçori ndikohet qartë edhe nga shenja e zodiakut që i përket. Le të shohim se cilat janë shenjat e zodiakut që i frikësohen më shumë pleqërisë:

Dashi

Ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit janë të tmerruar nga ideja e plakjes, për këtë arsye ata kanë tendencë të mbajnë qëndrime fëminore edhe në moshë të rritur, sikur të ishin të rinj të përjetshëm, duke e treguar veten të papjekur, pavarësisht kalimit të viteve. Por ata janë gjithashtu njerëz shumë inteligjentë, dhe për këtë, vjen një moment që ata e kuptojnë se në të vërtetë nuk mund ta ndalin kohën, dhe marrin parasysh moshën e tyre, duke pranuar me qetësi faktin se, herët a vonë, rinia largohet.

Luani

Ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit duket se janë ndalur në adoleshencë. Ata nuk do të dëshironin ta pranonin kurrë se janë rritur dhe vazhdojnë të sillen dhe vishen ashtu siç bënin kur ishin 18 vjeç. Sidoqoftë, vjen një moment kur ata e kuptojnë se duhet ta pranojnë pleqërinë, por pa e humbur kurrë pasionin dhe gjallërinë e mëparshme.

Virgjëresha

Ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës, pavarësisht inteligjencës së fortë që i ka dalluar gjithmonë, e kundërshtojnë plotësisht idenë e të qenurit të plakur dhe për këtë arsye, preferojnë të sillen si fëmijë, madje edhe në situata që nuk duhet. Megjithatë në disa raste duhet pranuar se të kesh një person të Virgjëreshës përkrah mund të jetë një vlerë e shtuar, pasi mënyra se si i argëton të tjerët, qoftë edhe si i rritur, është e pakrahasueshëm dhe të bën të duket sikur koha nuk ecën kurrë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore