
Kampion për vitamina/ Përfitimet shëndetësore të lëngut të koprës
A ju vjen ndërmend një arsye se përse duhet ta shtrydhni koprën? Së pari, në 100 gramë kopër merrni 154% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A dhe 142% të vitaminës C.
Kjo përmbajtje e bën koprën një nga barishtet më të mira për shëndetin e lëkurës. Vitaminat A dhe C janë antioksidantë dhe luajnë një rol të rëndësishëm për qelizat e lëkurës dhe formimin e kolagjenit. Kopra është e pasur me folat (vitaminë B12) që është thelbësore për organizmin, duke nisur nga riparimi i qelizave, mirëmbajtjen e tyre dhe ngadalësimin e plakjes së trurit.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se kopra është një barishte e shkëlqyer për shëndetin e kockave, duke qenë se ajo është një burim fantastik i kalciumit, hekurit dhe manganit. Por nuk mjafton me kaq. Kopra lufton bakteret, rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ajo është efikase kundër të ftohtit dhe shumë simptomave të tjera shoqëruese. Kopra lufton bakteret dhe substancat përbërëse ndihmojnë në uljen e dhimbjeve, falë rolit të tyre qetësues.
Një arsye tjetër se përse duhet ta përfshini koprën në lëngjet tuaja është se kjo barishte përmban një vaj esencial që quhet eugenol. Ky vaj esencial ofron një gjumë të qetë dhe e ndihmon trurin të çlirojë enzima që kanë rol qetësues në trup. Kopra plotëson dhe kombinohet mjaft mirë me produkte që zakonisht përdoren për lëngje. Ajo është një barishte ideale për shumë receta si kjo më poshtë:
Lëngu i ëmbël i perimeve dhe koprës
Përbërësit për 2 gota:
një selino
4-5 karrota
Gjysmë ose një tufë me kopër
1 limon i qëruar
1 mollë e madhe jeshile
1 ose dy gjethe spinaqi bashkë me bishtat (nëse preferoni)
Lajini të gjithë përbërësit dhe hidhini në shtrydhësen e frutave. Kombinoni mollët dhe limonin me selinonë dhe më pas koprën me karrotat për lehtësi. Nëse keni barishte si spinaqi mund t’i shtoni sepse janë të rekomandueshme për lëngje të tilla.
Përdorimet mjekësore të koprës: Çaji i bërë nga një lugë me fara kopre ndihmon kundër mostretjes dhe lemzës. Ky çaj është përdorur me sukses për të trajtuar dhimbjet e barkut dhe forcimin e thonjve./AgroWeb

Plot vlera ushqyese dhe vitamina, ja koha e duhur për të pirë ujë me limon
Historia e plotë >
Skleroza e shumëfishtë/ Zbuloni si ndikon vitamina D te mbrojtja e trurit
Historia e plotë >

Regjistrohen zhurmat e para në planetin Mars, NASA publikon audion
Historia e plotë >

Imazhet e reja nga Marsi shfaqin planetin e kuq edhe më mahnitës (VIDEO)
Historia e plotë >
Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban 200 të tilla në shtëpi
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >