Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Kabllot audio “mashkull” dhe “femër” janë terma seksite, SHBA propozon ndryshimin e emrave

Kabllot audio “mashkull” dhe “femër” janë

Aleanca Profesionale e Prodhuesve të Audiove ka propozuar që të ndalohet termi “mashkull” dhe “femër”, që të mos cenohet ndjeshmëria e kabllove audio, që nuk e njohin veten në një gjini ose në tjetrën.

Shoqata amerikane e prodhuesve të materialeve audio, ka shtyrë veten që të dërgojë një pyetësor te kompanitë e lidhura me qëllim që të “mbledhë reagime për gjuhën dhe të kërkojë sugjerime për terminologjinë alternative dhe neutrale”.

Qëllimi i nismës, siç thuhet në këtë njoftim për shtyp, është në të vërtetë “trajtimi i problemeve të vjetruara të gjuhës dhe terminologjisë, të identifikuara si gjithnjë e më dekurajuese në lidhje me frymën e përfshirjes”.

Ka pak rëndësi që kjo kryqëzatë në emër të neutralitetit gjinor ë luftohet duke iu referuar thjesht objekteve të pajetë. Si pasojë synon të bëjë një pastrim të pastër të dy termave “mashkull” dhe “femër”.

Jo vetëm seksizëm

Kjo nuk është e gjitha, sepse midis fjalëve që përfunduan nën vëzhgimin e Pama-s janë edhe “zotëri” e “skllav”. Këto dy fjalë zakonisht përdoren për të treguar një marrëdhënie midis pajisjeve, në të cilat njëri ka kontroll të plotë te tjetri. Prandaj problem nëse i shqiptoni.

Në këtë kuptim, në vend të “mashkullit” dhe “femrës”, ka nga ata që propozojnë që të përdorin “prizë” dhe “fole”, ndërsa “zotëri” dhe “skllav”  përkatësisht mund të thuhet “primare” dhe “sekondare”.

Në atë pikë, seksizmi dhe skllavëria (megjithëse u shfuqizua 156 vjet më parë në SHBA), do të kishin sigurisht orët e numëruara.

Ndërmarrje e jashtëzakonshme

“Qëllimi i anëtarëve të Pama është të rekomandojnë miratimin e një strukture brenda organizatave të tyre për zbatimin e një terminologjie unike në të gjithë sektorin, në një frymë përfshirjeje dhe uniformiteti”, ka shpjeguar presidenti i bordit të drejtorëve, Karam Kaul. Është fjala për respekt reciprok.

Dawn Birr i Sennheiser, i cili si Kaul është në komitetin për përfshirjen e Pama-s, ka shtuar: “Shpesh janë hapat e vegjël që na çojnë drejt qëllimeve tona. Prandaj urojmë që duke ndërmarrë këto veprime, mund të fillojmë të bëjmë ndryshime të rëndësishme me kalimin e kohës”.

Entuziaste për këtë iniciativë ishte edhe Karrie Keyes, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit femëror dhe jo-binar, “SoundGirls.org. Ajo ka falënderuar Pama për prezantimin e një gjuhe neutrale në industrinë e audios.

“Bëhet fjalë për një ndërmarrje të jashtëzakonshme dhe është e rëndësishme të vazhdojmë punën për të promovuar ndryshimet e rëndësishme në sektorin tonë”, ka thënë Karrie Keyes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore