
Ka një arsye të veçantë pse disa njerëz ‘vdesin’ për ushqimet pikante!
Ne të gjithë njohim të paktën një person që i adhuron ushqimet pikante, madje edhe thjesht një spec djegës në veçanti. Për njerëzit, që nuk i duan dhe aq shumë pikantet kjo tingëllon si çmenduri. Aq më tepër, kur kupton se ushqimet pikante mund të shkaktojnë dhimbje fizike, jo vetëm gojë, por ndonjëherë edhe në gjithë trupin.
Atëherë, pse e hamë qëllimisht dhe pse shijojmë diçka që na shkakton dhimbje? Rezulton se ka disa arsye mjaft bindëse pse njerëzit i duan pikantet!
Ushqimet pikante mund të shkaktojnë një gjendje pak a shumë “high”
Më shumë sesa një aromë, erëzat pikante janë edhe ndjesi. Ndjesia e erëzës vjen nga përbërja kimike kapsaicina, e cila është substanca që i bën specat djegës.
Kapsaicina shkakton dhimbje dhe e bën trupin të mendojë se është në rrezik. Si përgjigje, trupi lëshon endorfinë, të cilat janë hormone që shkaktojnë kënaqësi. Kjo është mënyra e trupit për t’u përpjekur të eliminojë “kërcënimin” që ndjen kur hani ushqim pikant. Ky çlirim kimik bën që disa njerëz të lidhin të ngrënit e ushqimeve të nxehta me lumturinë.
Kur trupi ndjen se është në rrezik, ai do të lëshojë gjithashtu hormonin e mbijetesës adrenalin. Me pak fjalë, për shumë njerëz, ngrënia e ushqimeve pikante është një lloj ndjesie emocionuese.
Specat djegës janë plot me veti antimikrobike
Është e arsyeshme që meqenëse kimikatet në specat djegës na shkaktojnë dhimbje, ato mund të jenë gjithashtu të dëmshme për bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.
Sasi të shumta kërkimesh shkencore tregojnë për të gjitha llojet e përfitimeve shëndetësore nga ngrënia e ushqimeve pikante. Kapsaicina, përbërësi kimik që gjendet tek specat djegës, është i ngarkuar me antioksidantë dhe anti-inflamatorë. Kapsaicina ka qenë gjithashtu e lidhur me përmirësimin e tretjes, një metabolizëm më të shpejtë, shëndet më të mirë të zemrës, reduktimin e rrezikut të kancerit dhe një sistem të forcuar imunitar. Me sa duket, specat djegës janë një nga superushqimet e vërteta të natyrës.


Jeni dashuruar me shokun tuaj të ngushtë?! Ja si ta zbuloni të vërtetën…
Historia e plotë >
Jeni në sezon provimesh? Zbuloni pse duhet të konsumoni boronica
Historia e plotë >


Gratë më të forta të horoskopit u përkasin këtyre shenjave
Historia e plotë >
Ju njohim me një nga vendet më misterioze e të frikshme në botë!
Historia e plotë >
KUJDES! Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet




