Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Jetoi deri sa mbushi 122 vjeç/ Zbulohet sekreti i të moshuarës: Hante vetëm këto tre ushqime

Jetoi deri sa mbushi 122 vjeç/ Zbulohet sekreti i të moshuarës:

Të gjithë duam të jetojmë sa më gjatë dhe për të gjetur sekretin e një jete "pa fund", shumë shkencëtarë kanë zhvilluar kërkime prej kohësh. 

Një sekret mund ta mësojmë dhe nga njerëz që kanë jetuar shumë gjatë siç ishte personi më i vjetër në botë, francezja Jeanne Louise Calment, e cila jetoi deri në 122 vjet dhe një herë zbuloi se cilat tre ushqime i konsumonte pothuajse çdo ditë.

Jeanine hante çokollatë pas çdo vakti. Edhe pse dikujt mund t’i duket e çuditshme, ky ushqim ka përfitime të shumta shëndetësore. Hulumtimet kanë treguar se është e dobishme për zemrën, se ndihmon në luftimin e kancerit dhe sëmundjeve infektive që dëmtojnë sistemin imunitar. Sigurisht, këtu nënkuptojmë çokollatën e zezë, e cila është bërë nga 70% kakao.

Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se vaji i ullirit, ndër të tjera, përmban vitaminë E dhe ul nivelin e kolesterolit të keq. Prandaj, rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se konsumimi i sasive të mëdha të vajit të ullirit lidhet me një jetë më të gjatë. Mjekët këshillojnë që të përjashtohet margarina dhe majoneza nga dieta, si dhe të përfshihet vaji i ullirit.

Calment deklaroi, se i pëlqente veçanërisht të pinte një lloj vere të kuqe të prodhuar në Portugali. Shumë njerëz e konsumojnë këtë lloj vere si pjesë e dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e shëndetshme. Sigurisht, është e rëndësishme që të konsumoni një sasi të moderuar, jo më shumë se një gotë në ditë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore