Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare që vendosi të bëhej me fëmijë (FOTO)

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Të bëhesh nënë pas të 40-ve është një rrezik i lartë, pohojnë mjekët. Një nga rezultatet e mundshme të lindjes pas moshës 40 vjeç është rreziku i lartë që fëmija të ketë sindromën Down.

Micele Elizaga është një grua që zgjodhi që të mbetet shtatzënë pas të 40-ve dhe tani, pavarësisht të gjitha vështirësive në rrugën e saj, mendon se djali Matthew është një dhuratë nga fati.

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

“Bright Side” ka treguar historinë e bukur të nënës beqare, e cila po rrit një fëmijë me sindromën Down. Kur ajo mbushi 40 vjeçe ndjeu se diçka epike ishte në horizont, por lindja e një fëmije nuk i shkoi kurrë në mendje.

Kjo për shkak se nuk ishe e martuar dhe kishte qenë beqare për një kohë të konsiderueshme. Ishte shoqja e saj që i dha idenë e fëmijës dhe Michele u fiksua me idenë për t’u bërë nënë.

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Pavarësisht se kishte qindra pyetje në mendjen e saj, ajo nisi menjëherë me hapat e ardhshëm për të ngelur shtatzënë, edhe pse shanset fillimisht nuk ishin në favorin e saj.

Pasi bëri procedurat e nevojshme, ajo iku në shtëpi dhe i dhanë një datë se kur do të bënte testin e shtatzënisë. Shumë shpejt, Michele po përqafonte e lumtur djalin e saj të porsalindur, Matthew. Ajo lindi me operacion dhe duke qenë se ishte nën anestezi, u takua me të voglin e saj 5 orë pas lindjes.

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Mjekët i thanë se ai kishe sindromën Down dhe Michele e pranoi lajmin në mënyrën më të mirë. Ajo është e bindur se ai zgjodhi të ishte djali i saj për një arsye dhe meriton të ketë nënën më të mirë. Ajo është shprehur se tani jeta e saj ka ndryshuar plotësisht dhe se është akoma më e bukur.

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Jeta e saj ndryshoi plotësisht! Historia e 40-vjeçares beqare

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore