
Jeni me grip? Doktori shpjegon pse nuk duhet të qëndroni shtrirë në shtrat
Kur ju bie gripi, nganjëherë ju duket se gjëja më e mirë për të bërë është të qëndroni në shtrat. Por, çfarë nëse do t’ju thoshim se duke qëndruar në shtrat ju vetëm sa do ta përkeqësoni gjendjen tuaj?
Përderisa shumica qëndrojnë në shtrat kur goditen nga një virus apo grip, mund të ketë disa komplikime me të vërtetë serioze nëse qëndroni vetëm në shtrat. Dr. Erich P Voigt, doktor i veshit, hundës dhe fytit, foli me Business Insider tha tregoi pse nuk është mirë të qëndroni në shtrat.
Ai i këshillon pacientët e tij që të mos qëndrojnë në shtrat – duke i sugjeruar që madje të ushtrojnë edhe kur janë të sëmurë.
Kjo për shkak se duke qëndruar në shtrat gjatë ditës ju mund të fitoni probleme të tjera. Ai thotë: “Ajo mukoza e trashë që ju nevojitet për të kollitur kur ftoheni, nëse jeni duke qëndruar në shtrat dhe nuk lëvizni, ajo mukozë mund të konsolidohet në gjoksin tuaj dhe të çojë në bronkit ose pneumoni”. “Kur nuk marrim frymë siç duhet dhe nuk lëvizim, mushkëritë tona mund të rrënohen pak dhe të na japin atelektazi që mund të çojë në ujë në mushkëri ose pneumoni”, shtoi ai.
Ky nuk është i vetmi problem që mund të lind nga të qëndruarit në shtrat. “Përveç kësaj, nëse nuk lëvizni dhe rrini gjithë ditën në shtrat, mund të fitoni mpiksje të gjakut në këmbët tuaja”, thotë Dr. Voigt.


Kjo është dieta për të humbur 4 kg në muaj…(Menuja)
Historia e plotë >




“Ditë fantastike po afrojnë …”/ Horoskopi JAVOR, 6-12 shkurt 2023
Historia e plotë >
E kishit dëgjuar më parë? Mollët dikur kishin tjetër shije
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




