
"Je i dënuar me vdekje", publikohet letra: Si u kërcënua Koço Devole për rolin kundër Enver Hoxhës
Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një letër e cila daton në 6 janar të vitit 1993, me të cilën është kërcënuar atëkohë artisti i mirënjohur, i cili humbi jetën nga Covid-19 ditën e djeshme, Koço Devole.
Në letrën kërcënuese që i është dërguar artistit, sipas historianit shkruhet:“Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.
Dervishi shkruan se kjo letër është dërguar në adresë të artistit, pas debutimit të tij së bashku me aktorin Vasillaq Vangjeli, në telekomedinë “Gjuetia e Fundit”.
Në këtë komedi Devole kishte rolin e “Sillos” ndërsa Vasillaq Vangjeli rolin e ish-diktatorit , Enver Hoxha. Sipas historianit, kategoria enveriste dhe persekutorët, siç i quan ai u ndjenë keq nga ky rol, dhe filluan kërcënimet.
Kur Koço Devole kërcënohej me vdekje
Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato. Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet. Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale.
Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993. Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.
Në vitin 1997 kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pafund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste.

A është gjenetike sëmundja e depresionit? Disa fakte që duhet t’i dini
Historia e plotë >


Fuqia e trurit, sekreti qëndron tek vitaminat
Historia e plotë >
Gjërat për të cilat flasin njerëzit 72 orë para vdekjes
Historia e plotë >
Publikohen për herë të parë dokumentet e CIA-së për UFO-t
Historia e plotë >
Arsyet përse ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë, çfarë duhet të bëni
Historia e plotë >
Do befasoheni, ja sa paguhet një astronaut
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Parashikimi i motit/ Vijojnë reshjet gjatë paradites, por çfarë na sjell pasditja

Pse del testi pozitiv edhe disa muaj pas kalimit të Covid

Bllokimi i shqiptarëve në Poloni, reagon Ministria: I kthyem në mëngjes me charter
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
