Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

"Jam një udhëtar në kohë"/ Ky njeri misterioz thotë se alienët do të zbresin në Tokë në korrik, ja parashikimet e tjera (VIDEO)

"Jam një udhëtar në kohë"/ Ky njeri misterioz

Rrjetet sociale shpesh shërbejnë si metoda ku njerëzit shkëmbejnë mesazhe, informacione, por nuk kanë munguar rastet edhe kur përhapin panik. 

S1% fundmi, ne rrjetin social TikTok një person që pretendon se është një “udhëtar në kohë” është bërë viral. Personi anonim që pretendon se vjen nga viti 2236 thotë se Evropa do të goditet nga një “shi” meteorësh që do të shkaktojnë viktima.

Ndër të tjera ai pohon gjithashtu se njerëzit do të kenë kontakt me një qenie aliene të quajtur “Azarx”. Kjo qenie do të zbresë në Alaskë në 7 korrik. Përdoruesi pretendon gjithashtu se miliona llogari në mediat sociale do të mbyllen nga hackers që janë kundër këtyre platformave.

“Shumë njerëz ende nuk më besojnë. Unë jam një udhëtar në kohë nga viti 2236 dhe vij në këtë datë dhe orë për t’ju paralajmëruar për ato që do të ndodhin këtë vit”, thotë në video. Megjithatë, duket se “udhëtarët në kohë” janë bërë trend në TikTok.

Vitin e kaluar, një person nga Spanja pretendonte se ndodhet në vitin 2027 dhe se jetonte i vetëm në botë. “Unë quhem Javier dhe jam vetëm në botë,” shkruante ai në profilin e tij. Ai realizon shumë video, por njerëzit janë skeptikë mbi atë që publikon.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore