Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Ja nga cilat të drejta bazë hiqni dorë kur përdorni TikTok

Ja nga cilat të drejta bazë hiqni dorë kur përdorni TikTok

Këto janë të drejtat nga të cilat hiqni dorë kur zgjidhni të pranoni Termat e Kontratës së aplikacionit famëkeq TikTok.

Para se të hapni një llogari në platforma si Instagram ose TikTok, ju kërkohet gjithnjë të klikoni ‘pranoj’ ose ‘nuk pranoj’ në një dokument të gjatë (të cilin praktikisht askush nuk e lexon) që quhet ‘Termat e Kontratës’ ose ‘Termat e Shërbimit’ [Terms and Services].

TikTok është kritikuar prej kohësh dhe rrezikoi vitin e shkuar të ndalohej me ligj nga Shtetet e Bashkuara – siç ndodhi edhe me firmën kineze të telefonave celulare Huawei e cila akuzohej si një ‘pajisje që spiunonte përdoruesit në të gjithë botën dhe ja dërgonte informacionet e tyre Partisë Komuniste Kineze’.

Dhe mesa duket TikTok mund të mos jetë shumë ndryshe.

Më poshtë do të gjeni disa nga termat e kontratës të cilat ju i pranoni duke përdorur TikTok:

Politikat e privatësisë
Ne mbledhim informacione të caktuara në lidhje me pajisjen që përdorni për të hyrë në platformë dhe kemi akses tek informacione si p.sh:

-Adresa juaj IP [që do të thotë vendodhjen tuaj]
-Rajoni i përdoruesit
-Korrieri celular (Vodafone/AMC etj.)
-Identifikuesit për qëllime reklamimi
-Modelin e pajisjes suaj
-ID-në e pajisjes suaj

-Rezolucionin e ekranit dhe sistemi operativ
-Emrat dhe llojet e aplikacioneve dhe skedarëve/fileve, (të gjitha aplikacionet tuaja dhe të gjithë emrat e skedarëve tuaj, TikTok ka akses tek të gjitha gjërat që keni ruajtur në telefonin tuaj)
-Përsëritjet dhe ritmin e goditjeve të tasteve/tastierës tuaj – (ata monitorojnë çdo klikim tuajin, që do të thotë se ata dinë gjithçka që ju shkruani)
-Gjendja e baterisë
-Cilësimet e audios dhe pajisjet e lidhura me audion
-Ne kemi të drejtën t’ju identifikojmë me pajisjet nga ku ju bëni log-in në llogarinë tuaj edhe pse ato nuk janë pajisjet tuaja të zakonshme
-Ne kemi të drejtën të aksesojmë informacione mbi ato pajisje.

Kjo do të thotë që Tik Tok mund të thithë të dhënat e kompjuterëve ose celularëve që nuk janë tuajit thjesht sepse e keni aksesuar platformën prej tyre.

Kjo është vetëm një pasqyrë e shkurtër e asaj me të cilën bini dakord kur shkarkoni dhe filloni të përdorni Tik Tok.

Dhe edhe pse praktikisht çdo platforme sociale është kritikuar për problemet me privatësinë, nuk duhet harruar se TikTok është shumë ndryshe.

TikTok është quajtur versioni me-aftësinë-për-të-të-bërë-më-të-varur i të gjithë rrjeteve sociale.

Një nga veçoritë është se ai fillon të luajë materiale menjëherë pasi ta hapni, fillon të luajë një gjë të re dhe një gjë tjetër pas saj.

Disa kritikë e quajnë këtë një efekt zombie kur përdoruesi është thjesht i hipnotizuar dhe i zhytur plotësisht.

Gjatë gjithë kohës, ky aplikacion po monitoron goditjet e tasteve, cilësimet e audios që do të thotë se ka akses në mikrofonin tënd dhe dëgjon gjithçka që thua.

Dhe ku po shkon informacioni? Direkt e në duart e Partisë Komuniste të Kinës.

Asnjë biznes apo korporatë e madhe në Kinë nuk mund të jetë plotësisht e pavarur. Ata janë të detyruar me ligj të bashkëpunojnë me qeverinë dhe të ndajnë me të çdo informacion që kërkojnë, qoftë edhe nga një klient i huaj.

Kjo është arsyeja pse aplikacionet si këto janë quajtur agjentë spiunazhi kinezë dhe askush.

Por ç’rëndësi ka në fund të fundit…

Pse duhet të frikësohemi nga Kina?
Të dhënat janë pushteti kryesor ditët e sotme.

Dhe nëse Kina ka të gjitha të dhënat tuaja, kjo së bashku me të gjithë avancimet e tjera në teknologji do ta bënte Kinën të shkonte edhe një hap më afër qëllimit të saj kryesor: Dominim Total Global.

Dhe 2 arsyet kryesore pse influenca e një sistemi autoritar si Kina nuk do t’i pëlqente praktikisht asnjë vendi perëndimor janë këto:

Sistemi i vlerësimit të kredisë sociale dhe sistemi monetar digjital.

Qeveria kineze ka të drejtë të mos i japë qytetarëve të saj akses tek paratë e tyre, ose t’i ndalojë të blejnë naftë apo një biletë avioni, nëse ata nuk “veprojnë siç duhet” apo nuk sillen siç duhet dhe nuk kanë pikët e duhura apo rezultatin e duhur në ‘sistemin e vlerësimit të kredisë sociale’.

Nëse shtetit kinez nuk i pëlqen mënyra se si një qytetar po e bën jetën e tij, jeta e tyre praktikisht shkatërrohet.

Kina njihet si vendi më i survejuar, me numrin më të lartë të kamerave të sigurisë në rrugë dhe ambiente publike.

Një aplikacion kaq i fuqishëm dhe me një ndikim global kaq të përhapur nuk ka si të mos jetë shqetësues për një nga vendet më autoritare dhe shtypëse të të gjitha kohërave.

Arsyeja përse Perëndimi nuk e ka ndaluar ende këtë aplikacion – edhe pse u përpoq një herë vitin e shkuar – mbetet ende një enigmë për qindra kritikë të platformës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore