
Ja çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ju ngrohen asnjëherë
Kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, dhe organe të tjera, shfaqen problemet që vijnë nga qarkullimi i gjakut. Arsyeja për këtë është bllokimi ose ngushtimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet kanë trombocite ose janë më të ngushta në ekstremitete.
Sipas “Health Line”, ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.
Disa prej problemeve më të zakonshme janë tensioni i lartë gjakut, probleme me zemrën, gjithashtu edhe probleme më të thjeshta, që i ndiejmë gjatë ditëve të dimrit, këmbë të ftohta dhe duar të ftohta, etj.
Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem.
Ka disa përbërës natyralë të cilët janë veçanërisht të dobishëm, si hudhra, xhenxhefili, piperi dhe brokoli, të cilat rrisin qarkullimin e gjakut.
Në mënyrë që të mos i ndieni shumë të ftohta këmbët dhe duart, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:
– Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë
– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë
– Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë
– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm
– Lëreni duhanin
– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit
– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk, si salmon ose arra.
– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët.

Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban 200 të tilla në shtëpi
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?...
Historia e plotë >
COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë

Studimi: Vaksina e AstraZeneca më e fortë, nëse doza e dytë merret 3 muaj pas të parës

COVID/ Si ndikon grupi i gjakut dhe cili rezulton më i ndjeshëm nga virusi në vend
Biznes



Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >
