
Ish-qeni i mbretërve po përhap sëmundje në Kinë (Fotot)
Ai që parë ishte raca më e çmuar e qenve në Azi për të cilin paguheshin miliona huan, është tashmë kafshë e përbuzur teksa mijëra të tillë janë braktisur dhe bredhin të egër në rrafshnaltat tibetiane, duke përhapur sëmundje dhe duke sulmuar gjithçka që u del përpara.
Në vitin 2014, Yin Hang ngriti qendrën e saj Gangri Neichog (“Toka e shenjtë e dëborës”) për t’u kujdesur për mastifët e braktisur dhe kafshë të tjera të rajonit.
Ajo më parë ka punuar për mbrojtjen e leopardëve të dëborës (Kafshë të mbrojtura, karakteristike të provincës veriore kineze të Qinghai, dhe thotë se njohu për herë të parë historinë e trishtë të mastifëve kur pa një video ku një leopard dëbore ndiqej nga një tufë e madhe qensh të tillë.
“Shumë mastifë rrethuan leopardin për t’i marrë një dhi të egër blu që sapo kishte vrarë,” thotë ajo, duke iu referuar kafshës bovine karakteristike të zonës që janë dieta kryesore e leopardëve të dëborës. “Leopardi u detyrua ta linte dhinë dhe u largua. Gjëra të tilla ndodhin shpesh, mastifët e egër po shkaktojnë pasoja në zinxhirin ushqimor të botës së egër duke rrezikuar speciet e këtushme”.
Mastifët janë pasardhës të qenve ‘barinj’ të kultivuar nga fiset nomade të Azisë qendrore dhe Tibetit. Ata janë të trupmëdhenj, super-besnikë e super të egër.
Liu Mingyu, studiues i Universitetit të Peking ka analizuar kërcënimin e mastifëve ndaj leopardëve të dëborës në rajonin e Sanjiangyuan në Qinghai. Ai vlerëson se ka rreth 160,000 qen të egër në rajon, 97 për qind e të cilëve kanë prejardhje nga mastifi tibetian.
“Mastifët tibetianë janë kthyer në kafshët karnivore më të shumta dhe me shumim më të shpeshtë në rrafshnaltën e Tibetit. Ata jetojnë në tufa prandaj rrezikojnë botën e egër duke konkuruar për ushqim dhe hapesirë jetese”, tha ai.
Fshatarët tibetianë kanë raportuar tufa qensh që ndjekin arinj, dhelpra e dele, madje duke sulmuar edhe njerëz.
Në 2016, një vajzë tetë-vjeçare u vra në Qinghai nga një nënë mastif, me këlyshët me vete.
Por reputacioni i tyre sot është shumë ndryshe nga ai që zotëronin deri në vitet 2010-2012, kur një këlysh race mastifi ishte shitur për 12 milionë huan (US$1.8 milionë) në një panair kafshësh luksi në Zhejiang.
Meshkujt mastifë janë rreth 66cm të lartë kur ngrihen në këmbë dhe peshojnë më shumë se 45kg, ndërsa krifa e tyre i jep pamje të ngjashme me luanin. Gjatë dinastisë kineze Yuan (1271-1368), qentë stërviteshin për ushtrinë.
Mitologjia kineze thotë për origjinën e tyre se një princ Tibetian ishte kthyer në një mastif nga një përbindësh gjarpër, kur tentoi të vidhte ushqim nga fshatarët.
Pas transformimit, qeni kishte udhëtuar distanca të gjata për t’i kthyer drithin që njeriu i kishte vjedhur fshatarëve, dhe në shenjë mirënjohjeje fshatarët i ushqenin mastifët me bukë thekre të pjekur. TCH


Faktorët që e shkaktojnë enjten e duarve, çfarë duhet të bëni
Historia e plotë >
7 ushqimet që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të mushkërive
Historia e plotë >
Një mesazh i fshehtë 165-vjeçar në murin e një kishe në Francë (FOTO)
Historia e plotë >
Ja çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ju ngrohen asnjëherë
Historia e plotë >


10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm
Historia e plotë >
Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Vranësira dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Covid shfaqet në shkollë, infektohen 8 mësues, 29 arsimtarë futen në karantinë në Tiranë

Gërhitja sjell probleme shëndetësore më shumë për gratë se burrat
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

