Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

 iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

 iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Është një nga produktet më të pritura të 2020-tës, por do të vonojë dhe pak. Iphone 12 nuk u lansua në eventin special të Apple të martën, dhe tani data e re pritet të jetë diku nga fillimi i tetorit.

Megjithatë, disa informacione rreth tij dolën në dritë, duke i dhënë kështu diçka për të folur të apasionuarve që po e presin më padurim hedhjen e tij në treg.

 iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Kështu thuhet se iPhone 12 do të sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5, ndryshe nga ato të rrumbullakosura të iPhon-ëve të fundit. Dizajni do të jetë i përmirësuar dhe veçoritë e kamerës, gjithashtu.

Tre aparatet që e paraprinë,  iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ishin mjaft elegante dhe të fuqishme, ndaj pritshmëritë janë të larta për iPhone-in e ri. Tradicionalisht, Apple I hedh në treg telefonat e rinj të saj në shtator, por duket ka pasur probleme për shkak të ndërprerjes së punës në fabrika.

 iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

iPhone 11 kishte tre variante vitin e kaluar, megjithatë shumë burime pretendojnë se do të ketë katër variante të iPhone 12 këtë vit ; iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore