Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Foto tronditëse që tregojnë realitetin e zymtë të një bote pa bletë  dhe një pikniku të trishtë pa ngjyra janë postuar në mediat britanike, duke treguar vetëm një pjesë të vogël të asaj që do t`i mungonte njerëzimit pa insektet e vogla gumëzhitëse.

Është e vështirë të imagjinohet një verë ku hamburgerëve u mungon sallata, domatet, qepët, shija dhe ketchup. Prodhuesi i mjaltit Rowse krijoi një seri imazhesh provokuese, të cilat rrëfejnë shumë thjesht sesi do të ishte natyra pa këtë pllenues të rëndësishëm të saj, në përpjekje për të nxjerrë në pah pjesën e rëndësishme që luajnë bletët në ushqimin që ne konsumojmë çdo ditë. 

Pa “fuqinë punëtore që gumëzhin”, britanikët nuk do të ishin në gjendje të konsumonin disa nga ushqimet dhe pijet e tyre të preferuara të verës. Në vend të shportave të piknikut, të mbushura me një ylber ngjyrash nga ushqimet e shumëllojshme, do të gjendeshim para mundësisë së një ushqimi tejet të reduktuar, e madje ku nuk do të gjenim thuajse  asnjë prej artikujve tanë të domosdoshëm.

Do t`i mbeteshin të shkuarës ditët kur mund të shijonim lëng portokalli të shtrydhur, sallata të freskëta, avokado, luleshtrydhe, musht etj, sepse këto nuk do të ekzistonin.  

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Imazhe shqetësuese! Realiteti i zymtë i një bote pa bletë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore