Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

I thjesht, i shpejt dhe falas, Microsoft prezanton Windows 11

I thjesht, i shpejt dhe falas, Microsoft prezanton Windows 11

Microsoft hodhi në treg Windows 11, sistemin e ri të operimit, që do të përditësojë kompjuterat që kanë një sistem operimi Windows 10.

Përditësimi ka nisur me pajisjet në Azi dhe do të vazhdojë gradualisht edhe në vendet e tjera të botës. Microsoft premton se procesi do të jetë i thjeshtë, me një buton dhe në gjendje që të kryhet edhe nga përdorues me njohuri minimale të sistemit të operimit.

Sistemi i ri është konceptuar “më i thjeshtë, më i pastër dhe më i shpejtë”. “Si njësi matëse përdor babain tim. Ai është 89 vjeç. Jam shumë i lumtur për të që përmes një butoni do të mund të përditësojë sistemin”, tha për BBC, Panos Panay, shefi i produkteve të Microsoft.

Windows 11 vjen me ndryshime thelbësore në dizenjim, së bashku me disa thjeshtime e përmirësime të mënyrës se si funksionon sistemi. Menyja “Start” do të shfaqet në qendër të ekranit, me opsionin që përdoruesi të mund ta zhvendosë sipas dëshirës. Me një klikim, menyja shfaq një listë me aplikacionet më të përdorura.

Thjeshtohen edhe shfaqjet e dosjeve dhe të programeve. Me sistemin e ri rikthehen “Widgets”, që u prezantuan fillimisht me Windows Vista në 2007-n. Disa ndryshime shkojnë më thellë se thjesht pamja, si integrimi i Microsoft Teams, që zëvendëson Skype dhe Xbox App i ngarkuar me reklama të produkteve të tjera të Microsoft.

Dyqani virtual Microsoft Store ka ndryshuar krejtësisht dhe do të lejojë palët e treta që të zhvillojnë aplikacione dhe t’i shesin ato përmes këtij dyqni duke mbajtur si komision një shifër simbolike. Në Microsoft Store, ajo që ka habitur edhe vetë ekspertët është që Windows 11 do të hapë aplikacionet e ndërtuara për sistemet Android përmes aplikacionit të dyqanit online të Amazon.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore