Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Hudhrat e kuqe të Shqipërisë/ Pse çmohen fort për vlerat shëndetësore dhe shijen

Hudhrat e kuqe të Shqipërisë/ Pse çmohen fort për

Ka disa produkte tipike shqiptare që ndoshta nuk përbëjnë shumë kuriozitet për vetë ne shqiptarët por kur vjen puna tek turistët e huaj, ato tërheqin menjëherë vëmendjen. Një grup turistësh gjermanë, teksa vizituan rajonin e Prespës u mahnitën nga gatimet tradicionale shqiptare atje, teksa shijen më të veçantë të disa prej gatimeve tipike e kanë gjetur tek hudhrat e kuqe. Madje, ata janë kujdesur që disa tufëza të vogla me hudhra të kuqe t’i marrin me vete si produkte bio dhe të veçanta nga Shqipëria. E veçanta e kësaj hudhre është shija e fortë që ka duke i bërë speciale gatime.

E njohur në Shqipëri, E rrallë në botë
Hudhra e kuqe është një varietet i veçantë, që fatmirësisht gjendet në zona të ndryshme të Shqipërisë por në botë ajo mbetet e rrallë. Dikur, fara e saj ka qenë shumë popullore sidomos në fshatrat e vendit, zona në të cilat fshatarët kujdesen që ta kultivojnë edhe sot. Një varietet i rrallë, shumë i njohur nga shefat më prestigjioze të kuzhinës në botë ashtu si edhe nga mjekësia popullore për përdorimet e saj shëruese. Ndonëse nuk haset shpesh në tregjet e mëdha, hudhrat e kuqe gjenden lehtë në tregjet e fshatarëve dhe kanë të njëjtin çmim si ato të bardha. Ju sjellim më poshtë vlerat e veçanta të hudhrës së kuqe, të cilat çmohen fort për vetitë e tyre shëndetësore.

Përfitimet Shëndetësore Të Hudhrës Së Kuqe
Quhet e kuqe për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj ndonëse thelpinjtë e saj janë të bardhë. Për nga pikëpamja e vlerave ushqimore, hudhra e kuqe ka të njëtat vlera ashtu si edhe e bardha  por në krahasim me këtë të fundit ka disa veti të tjera më të veçanta shëndetësore. Hudhra e kuqe vlerësohet për përmbajtjen e saj natyrale të organosulfurit, një substancë me shumë përfitime për shëndetin e organizmit. Këto substance vlerësohen se mbrojnë organizmin nga sëmundjet tumoriale. Hudhra e kuq vlerësohet gjithashtu për vetitë e forta anti inflamatore duke luftuar shumë sëmundje kronike, tumore, obezitetin, sëmundjet e zemrës ashtu si edhe diabetin. Gjithashtu, ajo ka fuqi kundër infeksioneve, virozave dhe baktereve duke vepruar si një antibiotic i vërtet natyral në organizëm. Hudhra e kuqe është një burim i mirë vitaminash dhe mineralesh ndërsa vlerësohet për vetitë e saj antioksidante.

Shije e Fortë, Gatime Speciale
Hudhra e kuqe veçon për shijen e saj të fortë, të thellë dhe pak pikante. Ajo përdoret në receta të shefave prestigjioze të kuzhinës në përgatitjen e salcave të ndryshme. E përdorur në receta të ndryshme ajo u jep gatimeve një shije të këndshme dhe aromë fantastike. Ndaj dhe në pika të ndryshme agroturizmi në vend, hudhra e kuqe është shndërruar në një përbërës unik që me sa duket po tërheq shijen e turistëve të huaj./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore