Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

House of the Dragon ndal xhirimet / Një anëtar i stafit rezulton pozitiv me Covid

House of the Dragon ndal xhirimet / Një anëtar i stafit rezulton

Xhirimet e “House of the Dragon”, që rrëfen ngjarjet 300 vite para “Game of Thrones” u ndërprenë pasi njëri prej personave të përfshirë në këto xhirime u testua pozitiv me Covid.

Hollywood Reporter thotë se xhirimet që po realizohen në Britaninë e Madhe janë pezulluar për dy ditë, të hënën dhe të martën me shpresën që do të rikthehen ditën e mërkurë, pas testimit të të gjithë anëtarëve të tjerë të stafit.

Një zëdhënës i produksionit tha për mediat se pezullimi është pjesë e të gjitha masave të parashikuara për të tilla raste.

“Është në përputhje me udhëzimet dhe rregullat e industrisë së filmit. Personi që testoi pozitiv është në izolim dhe kontaktet e ngushta të tij janë vendosur në karantinë”, tha zëdhënësi.

“House of the Dragon” zhvendos ngjarjet rreth 300 vite para “Game of Thrones” dhe mes yjeve që luajnë në këto seri është edhe Olivia Cooke. Pjesë e kastit ëshstë edhe aktorja 18-vjeçare Emily Carey dhe Milly Alcook, 20 vjeç, që do të luajë princeshën Rhanyra Targaryen.

Olivia Cooke është në rolin e Mbretëreshës së Westeros. Seriali portretizon luftën për fronin e shpatave mes paraardhësve të Daenerys Targaryen dhe Aegon II dhe një luftë civile mes dy dragonjëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore