Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi të ringjallë të birin nëpërmjet... (FOTO)

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Ngjarja horror në Tiranë ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, humbën jetën nga agjërimi duke besuar tek ringjallja tronditi opinionin publik shqiptar.

Ndërsa në Shqipëri është rasti i parë i zbuluar, ky fenomen në botë ekziston edhe mes yjeve të Hollywood.

Rasti më tronditës ishte ai i John Travoltës, i cili u përpoq të ringjallte djalin e tij duke besuar në sektin e “Scientology”

Aktori dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston morën këshilla aty, pasi djali i tyre vdiq në janar 2009. Jett vuante nga autizmi dhe humbi jetën gjatë pushimeve familjare në Bahamas.

Ai u gjet i vdekur në vaskë në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Grand Bahama Island.

Në atë periudhë, Travolta përmes një rituali tipik të “Scientology”, urdhëroi shpirtin e njohur si Thetan të kthehej në trupin e Jett.

 “John Travolta u përpoq ta rikthente Jett në jetë kur ishte në ambulancë. Aty ai i kërkoi Thetan që të futej në trupin e Jett duke thënë: Të urdhëroj të futesh në trup tani. Kjo ka për qëllim ta rikthejë në jetë. Kur djali vdiq, Kelly u vendos në kampin e Kishës në Clearwater, në një dhomë hoteli ku ditë e natë kryheshin ritet.

Kur humb një fëmijë, sipas këtij sekti, besohet se fryma e Thetan, e ka lënë atë trup dhe ka gjetur një tjetër. Kelly mbeti shtatzënë ndërsa ishte duke kryer ritet disa muaj më vonë. Ben lindi vetëm një vit e gjysmë pas vdekjes së Jett. Ajo beson se ‘Thetan’ i Jett është në trupin e Ben”, shkruajnë mediat e huaja.

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Historia që tronditi “Hollywood”, aktori i njohur tentoi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore