Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Historia e hebrenjve në Shqipëri/ Xhorxh Arditi: Gjyshi tha se na donin, por një shqiptar i paditi

Historia e hebrenjve në Shqipëri/ Xhorxh Arditi: Gjyshi tha se na

Shqipëria dhe hebrenjtë kanë një lidhje të vjetër dhe të fortë. Deri në fillim të shekullit të 16, ka pasur vendbanime hebraike në shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë si Berat, Elbasan, Vlorë, Durrës e madje edhe në rajonin e Kosovës.

Këto familje hebreje ishin kryesisht me origjinë sefardit dhe pasardhësve të hebrenjve spanjoll dhe portugez, dëbuar nga Iberia. Në vitin 1520 në Vlorë u raportuan 609 familje hebreje.

Familja Arditi është e vetmja familje hebrenje që u depërtua në kampet e Gjermanisë në vitin 1944 dhe u vra. Një ndër historitë me shumë pikëpyetje për mbrojtjen e hebrenjeve nga shqiptaret.

Për të treguar historinë e kësaj familje ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Izraeli me emisionin “Shqipëria Live”, Xhorxh Arditi, i cili tha se familja e tij ka jetuar në Shkodër.

Rrëfimi i plotë i Xhorxh Arditit:

Familja Arditi ka jetuar në Shkodër dhe babai im ka qenë një nga fëmijët e asaj familje. Dario ishte kryefamiljari, kishte gruan, 4 djem dhe një vajzë.

Babai im u shkëput nga familja dhe shkoi në Itali për të bërë shkollën e mesme për farmaci. U kthye nga Italia për të punuar te farmacia me babanë, për të ndihmuar edhe vëllezërit e tjerë për të studiuar.

Kur u kthyen edhe djemtë hapën farmacitë e tyre. Në atë kohë babai u largua dhe u mor me tregti. Kjo është në periudhën para Luftës së Dytë Botërore.

Merrej me tregti në Tiranë dhe njihet me përfaqësuesin e shoqërisë tregtare angleze në portin e Durrësit. Kur filloi lufta, ai solli familjen e tij austriake dhe i tha se nuk ka asnjë frikë nga gjermanët në Shqipëri. Babai e njihte atë, i cili në një periudhë ishte edhe konsull i Suedisë në Shqipërisë, konsull nderi.

Nisi lufta dhe Moisi u martua me Stelën, vajzën e Markus ku kishte dy vajza. Pasi nisi që të vështirësohej edhe në Shqipëri, familja Kona që banonte në qendër të Tiranës, mori shokun e vet së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ku hapën edhe një vendstrehim në oborr për të strehuar familjet.

Babai lidhet me familjen e tij, u thotë ikni nga Shkodra, fshihuni. Mirëpo i ati përgjigjet se ‘ne na duan kaq shumë, sa asnjë njeri nuk do të na kallëzojë’”. Ata qëndruan me kokëfortësi në punët e tyre, në shtëpitë e tyre. Babai im insistoi që të fshiheshin, por ata nuk pranuan. Një shqiptar i paditi, i morën nga shtëpia dhe i depërtuan. Plaku u depërtua më vonë, pasi ishte në punë kur morën familjen. Ai tentoi të vriste veten kur pa se i kanë marrë të gjithë familjen dhe ka vdekur më vonë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore