Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Histori/ Lugina naziste e vdekjes: Si u vranë 33 mijë gra e fëmijë hebrenj brenda 48 orësh (FOTO)

Histori/ Lugina naziste e vdekjes: Si u vranë 33 mijë gra e

Duke mbajtur në krah djalin e saj dy-javësh, një nënë e re i bashkohet me dhunë një grupi të madh njerëzish nudo që janë të mbledhur sëbashku.

Ajo qëndron në mesin e mijëra grave e fëmijëve hebree në një gropë të madhe. Të gjitha janë të detyruara të zhvishen përpara se të largohen nga ai vend i mallkuar.

Këto janë skena nga vrasjet e tmerrshme masive të hebrenjve nga gjermanët nazistë në vitin e largët 1941.

Histori/ Lugina naziste e vdekjes: Si u vranë 33 mijë gra e

Ndërsa një ekip vrasësish nazistë lëviznin përgjatë vijës me pistoletat e tyre, nëna në fjalë u dërgua në botën tjetër me një plumb të vetëm në pjesën e pasme të kokës.

Asnjëherë nuk do ta dimë nëse foshnja e saj u vra në të njëjtën mënyrë sepse, për të kursyer municione, ushtarët ndonjëherë i rrihnin për vdekje fëmijët e vegjël ose i linin të shtypeshin nën peshën e trupave të rënë.

Ajo që dimë, falë një hetimi të përpiktë që përfshin një ish-ekspert të krimeve të luftës në Scotland Yard, është se ky i pafajshëm i porsalindur ishte viktima më e re e Masakrës Babyn Yar.

Ky muaj shënon 79 vjetorin e atij akti të ligë, një nga mizoritë më të këqija të Luftës së Dytë Botërore, por të harruar me turp.

Midis 29 dhe 30 shtator 1941, rreth 33,771 hebrenj - pothuajse të gjithë gra e fëmijët - u zhvendosën në kanionin 150 metra të gjatë, në qytetin ukrainas të Kievit, ku ata u masakruan, pastaj u mbuluan me dhe. Të plagosurit u varrosën të gjallë.

Histori/ Lugina naziste e vdekjes: Si u vranë 33 mijë gra e

Histori/ Lugina naziste e vdekjes: Si u vranë 33 mijë gra e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore