Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Hipokrati”, mjeku androlog Dani: 90 % e meshkujve shqiptarë nuk e dinë ku prodhohet sperma

“Hipokrati”, mjeku androlog Dani: 90 % e meshkujve shqiptarë

“90 % e djemve dhe burrave nuk e dinë nga prodhohet sperma”. Është ky konstatimi i mjekut androlog Evin Dani i cili pohon se thuajse të gjithë ata që shkojnë në klinikën e tij nuk kanë informacion mbi aparatin riprodhues mashkullor dhe mënyrën se si funksion ai. Duke folur në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, Dani tha se është i habitur për mitin që ende ekziston sipas të cilit, sperma prodhohet nga shtylla kurrizore.

“Unë shoh një mos njohje të organeve riprodhuese. Unë kam bërë dhe sondazhet e mia në klinikë me meshkujt që vijnë të vizitohen të cilët I pyes. Dhe mund të them se kam vënë re një rezultat të çuditshëm, që gati gati 90 % e meshkujve qoftë burra apo djem të ri, qofshin edhe të mirëshkolluar kanë mungesë informacioni.

Për çudi të gjithë thonë që lëngu spermatik prodhohet nga palca e kurrizit. Është një informacion i gabuar, nuk e di kush e ka thënë në fillim. Është një lloj miti apo historie e vjetër. Por ndoshta lidhet edhe me lëngun spermatik që ka një ngjyrë të bardhë gri, në të verdhë që mund të lidhet me masën trunore, sepse ne e dimë që shtylla kurrizore është zgjatje e trurit të njeriut. Ndaj dhe e ngatërrojnë. Është një gabim shumë i madh. Organi seksual varet nga sistemi nervor por lëngu spermatik prodhohet nga prostata dhe qeska e prodhimit të spermës, apo vezikula seminale”-shpjegoi doktor Dani.

Mjeku specialist Evin Dani, i cili punon prej më shumë se 35 vite si androlog shpjegoi në detaje edhe një tjetër fakt shumë interesant që ka të bëjë sërish me mungesën e informacionit të burrave dhe djemve shqiptarë.

Shumica prej tyre mendojnë se volume (sasia) e lëngut spermatik tregon potencën e tyre seksuale, çka nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, mjeku shpjegoi se ka raste që një sasi e madhe e lëngut spermatik mund të rezultojë në cilësi të dobët të spermatozoidëve, çka mund të sjellë probleme në aftësitë riprodhuese.

Përpara bisedës në studio me dr. Dani, emisioni “Hipokrati” shfaqi disa intervista të shkurtra në rrugë ku pjesa më e madhe e djemve apo burrave të pyetur nuk kishin informacion mbi punën e mjekut androlog.

Emisioni i Hipokratit mbi "Sëmundjet e Prostatës dhe ato seksuale tek meshkujt" trajtoi këtë të shtunë në detaje problemet e prostatës dhe shëndetit riprodhues mashkullor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore