
Hipertensioni/ Njihuni me numrat që sinjalizojnë nisjen e problemit
Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku lëviz nëpër arterie. Enët e gjakut mbartin gjakun nga zemra në të gjithë trupin, dhe zemra me kontraktimin e saj pompon gjakun në të gjithë trupin me anë të arterieve.
Presioni i gjakut përbëhet nga dy komponente:
Presioni sistolik i gjakut, i cili është niveli më i lartë i presionit të gjakut që arrihet kur zemra rreh apo pompon gjakun në arterie. Vlera normale e tij është ≤120 mmHg. Presioni diastolik i gjakut, i cili është niveli më i ulët i presionit të gjakut që arrihet kur zemra relaksohet midis dy rrahjeve të saj. Vlera normale e tij eshte ≤ 80 mmHg.
Çfarë është hipertensioni?
Hipertensioni zhvillohet kur muret e arterieve të mëdha humbasin elasticitetitn e tyre dhe bëhen të ngurta, apo kur enët e vogla të gjakut ngushtohen. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është 140/90mmHg ose më lart, për disa ditë, atëherë ju mund të keni hipertension. Ju mund të keni hipertension edhe nëse njëri nga numrat është më i lartë se norma. Hipertensioni zakonisht nuk ka simptoma apo shenja klinike. Ai është quajtur ndryshe dhe një vrasës i heshtur.
Klasifikimi i presionit të gjakut
Çfarë mund të ndodhë nëse ju keni hipertension?
Me kalimin e kohës presioni i lartë i gjakut dëmton organet e trupit, rrit rrezikun për atak në zemër, goditje në tru, insuficiencë kardiake, insuficiencë renale, si dhe sëmundje të sistemit periferik të enëve të gjakut. Këto probleme shëndetësore mund të shmangen nëse presioni juaj mbahet nën kontroll.
Kush e shkakton hipertensionin
Zakonisht nuk ka vetëm një shkaktar për hipertensionin.
Disa faktorë si:
Mbipesha
Konsumi i madh i alkoolit
Konsumi i kripës mbi normën e lejuar
Moskonsumi i frutave dhe i zarzavateve
Mosha
Histori familjare me hipertension, atak në zemër dhe goditje në trutë kombinuar së bashku rrisin rrezikun për të pasur hipertension. Duke u rritur në moshë, edhe presioni i gjakut rritet./AgroWeb





A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?
Historia e plotë >
Çaji që sjell gjumin e ëmbël dhe zgjon ëndrrat e mira
Historia e plotë >
10 profesione për njerëzit që i duan numrat
Historia e plotë >

Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
