Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Hap pas hapi/ Rutina për një lëkurë të re e të shëndetshme

Hap pas hapi/ Rutina për një lëkurë të re e të

Kujdesi për lëkurën është sa individual e gjenetik aq edhe një domosdoshmëri me kalimin e viteve. Për shëndetin e  mirë të saj e rëndësishme është që gjithnjë ta mbroni me mënuyrat e duhura.

Nisni menjëherë

Siç thamë lëkura kërkon kujdes të vazhdueshëm. Pra edhe nëse nuk jeni kujdesur ndonjëherë për të, filloni menjëherë nga puna. Nuk është kurrë shumë vonë apo shumë herët për të filluar, lëkura fillon procesin e plakjes që në mes të të 20-tave edhe nëse ju nuk e vini re me sy të lirë. Ka shumë faktorë që j’ua dëmtojnë lëkurën sic është dielli, pluhuri, stresi mund të ndikojë gjenetika apo zakonet tuaja të përditshme siç janë mimikat e fytyrës. Të gjithë këto mund t’ju bëjnë të dukeni më të plakur me kalimin e kohës. Pra nuk ka arsye për të pritur më gjatë, mund të konsultoheni me një dermatolog ose të ndiqni këshillat tona hap pas hapi për lëkurë më të re e të butë.

Përdorni një larës delikat

Larja e lëkurës e sidomos asaj të fytyrës është procesi i parë i përkujdesjes që duhet ndjekur padyshim çdo ditë. Për të larguar çdo papastërti, yndyrën e tepër apo djersën ju këshillojmë që të përdorni një larës delikat fytyre. Nëse keni fytyrë të thatë zgjidhni një larës me përbërje kremoze dhe shumë Vajra në mënyrë që ta mbani atë të hidratuar. Për fytyrat me yndyrë sugjerohet xheli apo larësat që vijnë dirkt në formën e shkumës. Sidoqoftë në çdo rast zgjidhni larësa që janë natyralë dhe kanë veprim minimal në lëkurë në mënyrë që të ruahni pehashin e lëkurës tuaj. Lajeni me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, porpa kaluar në ektremitete temperaturash dhe thajeni duke presuar peshqirin apo ndonjë napë lehtë mbi fytyrë.

Hidratohuni

Kjo mund të jetë këshilla që dëgjoni më shpesh jo vetëm për fytyrën, por për të gjithë organizmin. Hidratimi e mbron dhe përmirëson lëkurën tuaj ndaj kushtojini vëmendje. Zgjidhni një krem që ju përshtatet me llojin  e lëkurës dhe përdoreni pasi të lani fytyrën në mëngjes dhe mbrëmje. Hidratimi është i rëndësishëm edhe nëse keni fytyrë të yndryshme, mjafton të zgjidhni një krem që nuk është i pasur me vajra. Pasi ta vendosni në fytyrë prisni disa momente në mënyrë që të thahet dhe vazhdoni me rutinën.

Vendosni krem dielli

Një hap që gjithashtu nuk duhet evituar gjatë gjithë vitit. Kremi i diellit ju mbron nga rrezet e dëmshme UVA, UVB ndaj të cilave jeni të ekspozuar gjatë gjithë ditës. Në këtë rast nuk ka shumë rëndësi nëse mund ta shikoni dillin ose jo pasi rrezet e dëmshme deportojnë gjithësesi në lëkurën tuaj. Në këtë hap mos harroni të lyeni dhe buzët me krem të veçantë për to. Mbrojtja duhet të jetë gjithnjë mbi 30, por idealja është 50 +.

Largoni lëkurën e keqe

Edhe nëse nuk mun dta shikoni, lëkura mbledh në vete microbe apo papatërti që ndryshe quhen “lëkurë e vdekur”. Ndaj ekspertët rekomandojnë që të paktën një herë në muaj ose si pas nevojës s ëlëkurës tuaj të bëni një trajtim scrub. Këtë trajtim mund ta bëni lehtë duke përzier pak vaj me sheqer, kripë ose kafe dhe me këtë masë të ashpër të fërkoni lëkurën. Nëse keni lëkurë të thatë bëjeni një herë në javë ose më pak, për lëkurat e yndyrshme mund ta bëni pak më shpesh. Pasi ta keni krijuar këtë masë, fërkoni lehtë me të lëkurën tuaj dhe më pas shpëlajeni. Bëni kujdes të mos e lëndoni teksa fërkoni në mënyrë që të mos irritohet.

Si t’i vendosni kremrat?

Kur keni më shumë se një krem për të vendosur në lëkurë, kini parasysh të nsini në mëngjes me larjen, hidratimin dhe kremin e diellit. Më pas mund ta vazhdoni me tualetin e fytyrës nëse përdorni. Gjatë natës përdorni produktet kundër rrudhave apo hidratuesin pa përdorur kremin e diellit./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore