
Artistja thyen çdo tabu, nxjerr të gjitha fotot intime me partnerin
Kur Pixy Lia shkoi në Universitetin e Memphis në vitin 2006 për të studiuar fotografi, nuk ishte shumë e sigurt se çfarë do të fotografonte.
“Duke ardhur nga Kina, nuk e dija se kush duhej të isha”, ka thënë ajo në telefon nga apartamenti i saj në Brooklyn për CNN Style.
Ajo provoi me peizazhe dhe autoportrete, duke përdorur kamerën për të përpunuar mjedisin e saj të ri, i cili ndryshonte shumë nga qyteti i saj i lindjes, Shangai. Por më pas, Liao e ktheu lenten drejt vetes dhe marrëdhënies së saj me Moro, një muzikant i xhazit dhe student MCA nga Japonia. Ai është pesë vite më i ri se ajo.
Kështu nisi edhe puna e tyre e përbashkët. Liao bashkëveproi me Moro në një seri pozash të çuditshme. Në një foto ai shfaqet në krahët e saj, i gjithi i zhveshur. Ndërsa në një skenë tjetër, Moro shfaqet nudo i shtrirë në një tavolinë në kuzhinë, teksa Liao qëndron ulur pranë tij duke ngrënë.
Liao ka realizuar 77 imazhe paksa të çuditshme, të cilat i ka përmbledhur në librin e saj të fundit, “Experimental Relationship Vol. 1 2007-2017”. Kështu ajo feston edhe lidhjen e saj 12-vjeçare me Moro, me të cilin nuk ka vetëm bashkëpunim krijues. Ata të dy gjithashtu interpretojnë muzikë së bashku.
Liao e ka bërë të qartë se teksa projekti rritet së bashku me marrëdhënien e tyre të vërtetë, nuk është menduar që të jetë një dokumentacion. Skenarët e realizuar për kamerën e Pixy janë vetë lentet përmes të cilave përpunohet vizioni i saj. Ajo këmbëngul se nuk janë dokument dhe kjo është e qartë nga mënyra se si ajo dhe Moro janë shndërruar në mjete për krijimin e imazheve.

Eneda Tarifa, këngëtarja që po ndez “Portokalli” çdo të dielë
Historia e plotë >





30 vite, publikohen fotot e skeçeve të para të “Mr.Bean”
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Si menaxhoheshin plehrat nga kunati i Lulzim Bashës dhe si fshihej me kompanitë e ortakut

OBSH: 95% e vaksinave kundër Covid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

Pipero i sigurtë se nuk do rikthehemi në karantinë, kërkon të bëhet e detyrueshme me ligj mbajtja e...
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
