Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gjuha e trupit: 5 sjelljet që ju bëjnë tërheqës dhe 4 që duhen shmangur

Gjuha e trupit: 5 sjelljet që ju bëjnë tërheqës dhe 4

Michelle Bowden, një profesioniste e certifikuar komunikimi ka mbajtur së fundmi, një masterclass rreth perfeksionimit të një ‘prezantimi bindës’ për më shumë se 12,000 njerëz të interesuar të fitojnë projekte miliona dollarëshe.

Trajnerja e komunikimit ka ndarë sekretet e saj për përmirësimin e shkallës suaj të ‘pëlqyeshmërisë’ dhe ato që ju bëjnë të dukeni më pak karizmatik.

Ajo tha se është thelbësore që ju të tregoni një kujdes të veçantë për sjellje të caktuara – në mënyrë që t’i ktheni disa prej tyre në zakon, dhe të ç’mësoni të tjera të cilat mund të jenë duke ju ‘prishur punë’.

“Është fakt që njerëzit e pëlqyeshëm janë ata që shkojnë më larg në jetë. Edhe nëse nuk jeni më i zgjuari apo ai më me përvojë, nëse jeni më i pëlqyeri, shpesh do të jeni më bindësi në çdo moment”, thotë Michelle.

“Nga ana tjetër, njerëzit e papëlqyeshëm nuk janë tërheqës. Ata të ulin disponimin dhe mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen në siklet, të gjykuar madje edhe të frikësuar.

Në fakt, 4 sjelljet më të papëlqyera për njerëzit janë 1 – Furçat apo elozhet e ekzagjeruara, 2 – Prishja e humorit apo disponimit të grupit, 3 – Injorimi i të tjerëve apo mungesa e aftësisë për të dëgjuar, dhe 4 – Të folurit mbi të tjerët.” – tha ajo.

Më poshtë, lexoni rreth 5 sjelljeve që ju bëjnë më bindës dhe karizmatik:

1 – Jini tërheqës
Pavarësisht nëse ju pëlqen ky fakt apo jo, njerëzit tërheqës kanë më shumë avantazhe në jetë sesa homologët e tyre ‘të zakonshëm’.

Psikologu i biznesit Tomas Chamorro-Premuzic raportoi në vitin 2019 se njerëzit që nuk i përshtaten kritereve estetike mbizotëruese të një shoqërie, thjesht nuk marrin të njëjtat avantazhe në jetë në krahasim me ata që i përshtaten atyre.

Psikologia dhe studiuesja në Universitetin e Harvardit, Nancy L Etcoff, dhe kolegët e saj publikuan një studim të vitit 2011 që zbuloi se gratë e rregulluara që ishin të veshura dhe të grimuara lehtë shiheshin si më tërheqëse, kompetente, të pëlqyeshme dhe të besueshme sesa gratë që paraqiteshin me një fytyrë të zhveshur.

Lajmi i mirë është se ‘tërheqja’ nuk lidhet me bukurinë tuaj ‘natyrore’, por nga nxjerrja në pah e cilësive dhe tipareve tuaja.

2 – Buzëqeshni dhe ‘buzëqeshni’
Buzëqeshja është një sjellje fitimtare e njohur ndërkombëtarisht si një shenjë e pozitivitetit.

A e dini se foshnjat lindin me aftësinë për të buzëqeshur?

Njerëzit që buzëqeshin shihen nga të tjerët si të sigurt, pozitivë dhe tërheqës.

Buzëqeshja është madje e shëndetshme për ju, sepse çliron endorfinë dhe kimikate të tjera që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të ndiheni mirë.

Çuditërisht, një studim i Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë Kozmetike zbuloi se njerëzit kishin më shumë gjasa të mbanin mend buzëqeshjen tuaj sesa gjënë e parë që thoni.

Një strategji e mrekullueshme për të qenë bindës është që jo vetëm të buzëqeshni më buzët tuaja por edhe me sytë tuaj.

Eye-smile është një term i krijuar nga supermodelja Tyra Banks.

Thuhet se ka mbi 50 lloje të ndryshme buzëqeshjesh, por ajo që konsiderohet më e sinqerta është ajo që e shtyn shikuesin lart në sytë tuaj, sytë tuaj shkëlqejnë dhe ju bëjnë të dukeni miqësor, me aftësinë për ta përçuar edhe tek tjetri lumturinë tuaj.

3 – Qeshni dhe përdorni humorin për të negociuar
E qeshura është një mënyrë e mrekullueshme për të ndërtuar raporte me njerëzit, sepse komunikimi i gjallë përçon vetëbesim edhe tek bashkëbiseduesi, si dhe mundëson një lidhje emocionale pozitive.

Ju ndoshta e dini se sensi i humorit është një nga gjërat e para që njerëzit kërkojnë nga një partner i jetës – sepse ata që dinë të qeshin kanë më shumë gjasa të heqin dorë nga muret mbrojtëse, të veprojnë më spontanisht dhe të mos e frenojnë veten më shumë seç duhet.

Njerëzit që të bëjnë të qeshësh janë të pëlqyeshëm. Njerëzit që qeshin lirisht perceptohen si të gëzueshëm, pozitivë dhe argëtues.

Humori që funksionon për të dyja palët mund t’ju ndihmojë gjithashtu të negocioni në mënyrë më efektive, të zgjidhni konfliktet dhe t’i bëni njerëzit të ecin përpara në jetë.

Është e vërtetë që e qeshura i bashkon njerëzit në kohë të vështira.

Bëhuni miq me njerëzit argëtues dhe shikoni dhe lexoni materiale humoristike çdo ditë!

4 – Tregoni duart tuaja dhe mos u shqetësoni
Shfaqja e duarve sinjalizon siguri – njerëzit përreth jush nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.

Pavarësisht nëse jeni në këmbë apo ulur, duke i mbajtur duart hapur dhe të dukshme, sugjeron që jeni të interesuar dhe të përfshirë në bisedë.

Të largoheni, të përdridhni trupin tuaj ose të fshihni duart nënkupton ose mungesë interesi ose mosmarrëveshje.

Ju gjithashtu nuk duhet të bëni shumë gjëra të tjera me duart tuaja nëse synoni të jeni të besueshëm.

Për shembull, mos i kryqëzoni krahët, mos i vendosni duart në xhep, mos shtrëngoni duart pas shpine, mos i mbani gishtat në një pozicion të kapur, mos prekni fytyrën ose flokët.

Këto lëvizje shpërqëndruese të duarve e ndalojnë palën tjetër të qëndrojnë të interesuar tek ajo që po thoni. Ata madje mund të fillojnë të mos ju besojnë.

5 – Dëgjoni dhe mos flisni mbi njerëzit
Autori i librit bestseller ‘7 zakonet e njerëzve më efektivë’, Stephen Covey, thotë se : ‘Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë me qëllimin për të kuptuar; ata dëgjojnë me qëllimin për t’u përgjigjur’.

A nuk është irrituese kur jeni duke folur dhe dikush flet mbi ju?

Të bësh këtë nënkupton që personi nuk e vlerëson atë që po thua. Ai prish formimin e një marrëdhënieje.

Përpiquni të bëni atë që mundeni për të dëgjuar kur dikush po flet.

Nëse fokusoheni në këto pesë veprime, do të jeni edhe më të pëlqyeshëm, dhe më të besueshëm por edhe do ta shikoni botën me një sy tjetër – sepse kjo është një nga aftësitë që ju nevojitet për të marrë atë që dëshironi nga jeta!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore