
Gjithë zonat erogjene te burrat dhe gratë: Ç’janë, ç’bëjnë dhe si t’i gjeni ato?
E keni parasysh atë ndjenjën kur dikush ju puth në qafë dhe i gjithë trupi juaj dridhet pa dashur? Apo kur dikush ju pëshpërit diçka në vesh? Po, këto zona quhen zona erogjene. Ato janë zona të trupit që kanë rritur ndjeshmërinë ndaj prekjes dhe gjenerojnë një përgjigje seksuale.
Duke marrë parasysh se ç’ndjesi ju japin këto vende kur stimulohen, është padyshim e rëndësishme të mësoni gjithçka rreth tyre.
Në fund të fundit, sa më shumë vende që ofrojnë kënaqësi = aq më shumë kënaqësi mund të merrni = aq më shumë lumturi të përgjithshme do të keni.
Çfarë është një zonë erogjene?
Një zonë erogjene zgjerohet përtej organeve gjenitale. Sigurisht, vendet stimuluese si thithkat dhe klitorisi do të ndihen mirë, por zonat e trupit që ju bëjnë më të ndezur janë në të vërtetë shumë larg “zonave të poshtme”.
Sepse siç rezulton, çdo pjesë e trupit mund të jetë një zonë erogjene. Ajo që ndihet mirë tani mund të mos jetë vendi juaj i preferuar përgjithmonë. Ndërsa trupi ndryshon dhe keni përvoja të ndryshme, mund të zbuloni zona të reja erogjene. Truri harton zonat tuaja erogjene dhe i organizon ato si zona të lidhura me kënaqësinë, që do të thotë ndërsa ndryshoni, kështu ndryshon edhe harta e kënaqësisë së trurit tuaj.
Sa zona erogjene kanë gratë?
Në kundërshtim me atë që thotë Monica Geller (tek Friends), nuk ka vetëm 7 zona erogjene. Në fakt, kufiri nuk ekziston. Sipas Murray, ekzistojnë 31 zona erogjene themelore të identifikueshme për njerëzit me vulva, por të gjithë nuk ndajnë të njëjtat zona. Meqenëse prekja është një përvojë shumë personale, ajo që funksionon për ju mund të mos funksionojë për dikë tjetër dhe anasjelltas.
Disa nga zonat më të njohura përfshijnë gojën/buzët,pjesën e qafës, gjoksin/thithkat, klitorin (maja e vogël nga jashtë dhe e gjithë zona e zgjeruar brenda), Mons Pubis etj.
Sa zona erogjene kanë burrat?
Ndërsa Murray vëren se ka 25 zona erogjene themelore të identifikueshme për njerëzit me penis, i njëjti rregull vlen edhe këtu: Nuk ka asnjë kufi aktual për numrin e zonave në trup që mund të ndjehen mirë kur i prekni.
Disa nga më të zakonshme janë: koka e penisit, frenulum (lëkura në pjesën e poshtme të penisit ku koka takon boshtin), testikujt, prostata, goja, qafa, thithkat etj.
Thënë këto, do të ishte mirë që një (ose disa) netë t’ia kushtoni vetëm zbulimit të këtyre zona, ju dhe partneri/ja. Shanset janë që do të mësoni gjëra të tjera dhe do të ndiheni më mirë.
Cila është pjesa më erogjene e trupit?
Duke qenë se jo të gjithë trupat janë të njëjtë, nuk ka një hartë të caktuar të zonës erogjene për të gjithë. Ajo që funksionon për personin A mund të mos funksionojë për personin B, prandaj në këto raste komunikimi është jetik.
Sidoqoftë, disa nga zonat më erogjene për të dy sekset përfshijnë:
Veshët e jashtëm (dhe prapa) dhe perimetri i kanalit të veshit
Brenda dorës/kyçit të dorës
Qafa: para, anash dhe pas
Linja e nofullës
Pjesa e poshtme e shpinës
Kofshët e brendshme (duke filluar nga zona gjenitale në mes të kofshëve
Barku dhe kërthiza
Pas gjurit
Sqetullat
Gishtat (zakonisht pjesa e poshtme/e butë)
Thithkat
Gishtat e këmbëve dhe pjesa e poshtme e këmbëve
Pjesa e poshtme e vitheve (ku të pasmet takohen me këmbët)
Anusi (dhe indet përreth)
Ndërsa këto janë disa nga zonat e zakonshme, preferencat për lojëra erogjene mund të ndryshojnë nga dita në ditë, nga gjendja shpirtërore apo dhe nga partneri në partner. Sigurisht që ka dhe shumë zona të tjera veç atyre në këtë listë. Kjo i bën kaq emocionuese zonat erogjene!
Çfarë mund të bëni për zonat erogjene?
Pasi të keni gjetur një pikë të nxehtë për veten ose partnerin tuaj, hapi tjetër është ta stimuloni atë. Murray vëren se ka disa gjëra themelore që mund të bëni. Ju mund të përdorni gishtat për të prekur, masazhuar ose goditur zonën. Mund të përdorni gojën për të thithur, lëpirë, puthur, kafshuar ose goditur në vend. Ose mund të përdorni një lodër ose organe gjenitale për të stimuluar zonën. Luani me ndjesi, presione, lodra dhe temperatura të ndryshme – të gjitha duke “kontrolluar” vazhdimisht, për të parë se çfarë ndihet mirë.
Truri dhe lëkura juaj janë partnerë që punojnë së bashku për të siguruar pjesën më të rëndësishme të zonave erogjene: ndjesi". Duke pasur parasysh që lëkura mbulon zonat tona erogjene, çdo gjë që manipulon ndjesitë e lëkurës mund të ofrojë kënaqësi.
Cila është rëndësia e njohjes së zonave tuaja erogjene, por dhe të partnerit?
Mendojeni si një hartë të fshehtë thesari, që vetëm ju dini si ta zbërtheni. Besojini të vërtetës tuaj erotike dhe lëreni të jetë udhërrëfyesi juaj për kënaqësinë autentike!



Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Ilaçi i ri për të trajtuar varësinë nga marijuana rezulton…
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >