Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gjithçka që duhet të bëni kur ashensori bllokohet!

Gjithçka që duhet të bëni kur ashensori bllokohet!

Një ndër makthet më të këqija është të ngecësh në ashensor. Në një situatë të tillë, të papritur është e rëndësishme si të jemi të përgatitur. Më poshtë ju sjellim disa këshilla të rëndësishme sesi duhet të sillemi nëse ashensori bllokohet dhe si të dalim prej tij nëse është e nevojshme. Ruani qetësinë! Në një situatë emergjente, paniku mund të jetë shumë më shkatërrues sesa vetë fatkeqësia. Mundohuni të merrni frymë normalisht dhe mos krijoni panik!

Merrni frymë thellë dhe qetësoni rrahjet e zemrës. Kërkoni ndihmë! Para se të bëni diçka, mundohuni të kërkoni ndihmë duke përdorur butonin që është shënuar me zile. Megjithatë, nëse energjia elektrike nuk funksionon, ky nuk mund të jetë një opsion. Lërini njerëzit e tjerë të dinë se keni ngecur duke bërë sa më shumë zhurmë të jetë e mundur. Merrni një këpucë dhe zhurmoni në pjesët metalike të derës së ashensorit.

Gjeni një burim drite! Nëse mungon energjia elektrike, përpiquni të gjeni një burim drite, mund të qetësoni panikun dhe do t’ju ndihmojë të shihni butonat. Përdorni dritën ‘flash’ të telefonit tuaj. Nëse ke një elektrik dore, mund ta përdorësh edhe atë. Mos përdorni një çakmak pasi nuk është vetëm i rrezikshëm, por do të harxhojë oksigjenin që ju nevojitet. Telefononi recepsionin! Nëse butoni i thirrjes nuk punon, mos nxitoni për arratisje. Së pari, provoni të thërrisni recepsionin ose numrin e urgjencës. Numri mund të gjendet në muret e ashensorit ose në tabelën e butonave.

Provo të gjithë butonat për të hapur derën. Nëse ashensori është bllokuar në një nga katet dhe thjesht hapet mos vazhdoni të shtyni butonin e katit ku ju donit të shkonit më parë. Mundohuni të shtypni butonin e katit në të cilën jeni bllokuar. Nëse kjo nuk funksionon, provoni butonin që hap derën. Tregoni durim! Nëse dikush po vjen për t’ju marrë, përpiquni të flisni me dikë, bëni një telefonatë, luaj lojëra në smartphone.

Shtypni butonin “Stop”! Nëse është e bllokuar, tërhiqeni dhe shtypni përsëri. Bëni një plan shpëtimi! Para së gjithash, sigurohuni që ashensori të mos jetë mes kateve ose në ndonjë pozicion tjetër të vështirë. Mundohuni të hapni dyert e ashensorit. Rikontrolloni pozicionin e ashensorit. Tërhiqni ndërprerësin duke mbajtur derën posht të mbyllur dhe pas kësaj, hapni derën. Dilni nga ashensori dhe ndihmoni të bllokuarit e tjerë. /TAR/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore