Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa janë të pabesueshme (FOTO)

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Të gjithëve ju pëlqen që të udhëtojnë nëpër botë e të shohin sa më shumë vende të reja, të bukura dhe historike. E në këtë shkrim do të gjeni vendet ku me një dollar mund të fitoni disa gjëra të lezetshme.

“Bright Side” ka bërë një listë të të gjitha gjërave që mund të blini me një dollar në mbarë botën, e disa prej tyre janë vërtetë të pabesueshme.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Filipine

Nëse jeni të lodhur pas një udhëtimi të gjatë në Filipine, një masazh këmbësh është gjithçka që ju nevojitet. Ju mund të merrni një masazh 20-minutësh në Cebu dhe të largoheni të relaksuar.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Turqi

Nëse do të udhëtoni në Stamboll, duhet të provoni patjetër çajin e tyre tradicional turk. Është pija e nxehtë më e konsumuar në këtë vend dhe mund të gjeni shumë versione të saj për më pak se një dollar.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Vietnam

Këto kapele konike njihen si “nón lá” dhe janë bërë me kashtë. Blerja e një si suvenir për të dekoruar shtëpinë tuaj ose për ta bërë si një dhuratë janë 2 mundësi të shkëlqyera.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Venezuela

Venezuela ka çmimet më të lira të benzinës në botë, duke kushtuar 20 cent për litër. Pra, nëse po planifikoni një udhëtim rrugor në këtë vend, mbushja e makinës suaj me 5 litra gaz do të jetë mjaft e përballueshme.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Portugali

Marrëdhënia midis njerëzve portugezë dhe kafesë filloi që në shekullin XVIII. E tani është e pamundur të dilni në rrugët e Portugalisë pa parë një ose më shumë njerëz duke pirë këtë pije të lezetshme.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Kroaci

Kroacia ka akulloren më të mirë në botë dhe ia vlen të provohet, edhe nëse shkoni atje në dimër. Mund të gjeni dyqane të vogla që shesin një lugë akullore për 6 kuna, ose 94 cent.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Hungari

Gjetja e një vendi parkimi që nuk kushton shumë mund të jetë e vështirë në shumë vende, por në Budapest, është e mundur të parkoni makinën tuaj deri në 4 orë pa u shqetësuar për çmimin.

Gjërat që mund të blini me 1 dollar përreth botës, disa

Zvicër

Zvicra njihet për çmimet e shtrenjta, por uji atje nuk kushton më shumë se 1 dollarë. Nëse ndodheni atje nuk do të vdisni nga etja, madje mund të blini 1.5 litra ujë dhe të keni akoma pak për ta marrë në shtëpi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore