Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Genard Hajdini flet për “darkën” në Paris me Kryemadhin dhe ia merr valles në studion e Top Channel (Video)

Genard Hajdini flet për “darkën” në Paris me

Ushqim dhe politikë i është servirur Genard Hajdinit dje në nisjen e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel.

Tejet karizmatik, i pyetur se çfarë do të porosiste nëse do të dilte në një darkë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Genardi është shprehur se Kryemadhi i ka provuar darkat e drekat, megjithatë për qejf ai do ta çonte në Paris.

“Monika i ka provuar këto darkat e drekat, por në Paris, për t’ia bërë qejfin mund të shkoj në një lokal që quhet ‘Bofinger’ që është i vitit 1860, është lokal shumë i bukur, do prenotoja aty. Përveç një aperitivi e të ngrënave, në fund do merrja një ëmbëlsirë “Crème brulee”, t’i vije flakën me alkool e t’i nxirrje flakën”, tha ai.

Krahas Kryemadhit, përgjatë lojës Genard Hajdini i njohur për videot e tij të famshme në Instagram, ka shprehur edhe dëshirat e tij se çfarë do të porosiste nëse do të dilte për darkë me politikanet Elisa Spiropali, Grida Duma, Majlinda Bregu apo Besa Shahini.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore