Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Fshati turistik me identitet të lashtë/ Në Kërçisht të Maqellarës, aty ku Thrakët mendohet se qenë të parët

Fshati turistik me identitet të lashtë/ Në Kërçisht

E kanë quajtur ballkoni i Maqellarës, Kërçishtin e Epërm.

Një fshat plot vlera, me një bukuri të madhe dhe njerëz që të mbeten në mendje. Që të shtrojnë përpara një pjatë grosh, kur u hyn papritur në jetë dhe kupton se dashuria ushqehet dhe me kaq.

50 shtëpi jetojnë lart, në këmbët e malit të Kërçinit prej nga turistë të shumtë bëjnë ngjitje të shumta fundjavës. Numërohen pesë kisha këtu. Njëra më e bukur se tjetra. Njëra më e vjetër se tjetra. “Shën Sotiri” është ndërtuar më 1270.

Mendohet se këtu kanë jetuar “Thrakët”, dëshmi janë kishat. Kjo popullsi e konsiderueshme që përfshin gjysm?n e Maqedonisë dhe Rumaninë në qendrën urbane më të madhe në Dibër ka qenë e populluar me ta.

Peisazhet që sheh janë fantastike. Gjithçka ka çelur dhe procesi mbjelljeve ka filluar. Ilnisa Agolli, na çon në zemër të Dibrës dhe na rrëfen gjithçka se si kalohet një ditë e bukur aty. Një ditë e gjallë!

Njerëzit nuk e njohin lodhjen dhe historitë që ndajnë me ne, janë plot kontraste jete. Si për të na dhënë një mesazh të madh: Duhet të jemi të ngjashëm për të vlerësuar dhe kuptuar njëri-tjetrin.

A nuk janë uljet dhe ngritjet e jetës si droja dhe guximi, sakrifica dhe bujaria, lodhja dhe durimi. Dhe a nuk janë këto arsyet e forta që shpesh ne, qytetarët na bëjnë të përulemi para fshatarëve dhe tokave të tyre sikundër qiriut brenda një kishe?

Shihni videon e plotë :

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore