Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala

FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala

Zoë Kravitz ka mbrojtur veshjen e saj thuajse lakuriqe në mbrëmjen Met Gala 2021, kur fustani i saj ishte në fakt vetëm një rrjetë kristalesh nga ku dukej gjithçka.

Në mbrëmjen e famshme të javës së shkuar në Muzeumin Metropolitan të Artit në New York City, bija e kantautorit të famshëm Lenny Kravitz u paraqit me veshjen e kristaltë nga Saint Laurent dhe Anthony, të cilën e shoqëronte pa shumë turp me të brendshme ‘thong’ në ngjyrë të argjendtë.

Fustani i 32-vjeçares bukuroshe u vlerësua nga fansat e saj adoleshentë, edhe pse nga të tjerë kishte reagime të përziera. Një prej tyre shkruante në Instagram: “S’e kuptoj pse duhet të dalë krejt e zhveshur, ajo është vajzë shumë e bukur, nuk ka nevojë të vishet në mënyrë qesharake”.

Komentet sollën reagime nga Kravitz, e thoshte se “të gjithë kanë trupin e tyre” dhe të mos jesh i rehatshëm me të është një shfaqje “kolonizuese, ose shplarje truri”. “Pse merakoseni, është thjesht një trup, ne të gjithë kemi një trup”, shkruante aktorja.

Fansat dukej se i jepnin asaj të drejtë, teksa një djalë shkruante “Bravo Zoe!!”, një tjetër shkruante me ironi: “Zoe, për presidente të SHBA.” Në Met Gala, Kravitz shoqërohej nga i dashuri i saj Channing Tatum, i cili mbante një kostum të zi Donatella Versace.

FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala FOTO/ Zoe Kravitz kritikohet për fustanin transparent në Met Gala 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore