Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Foto/ Siberi, shfaqet një gropë misterioze gjigande

Foto/ Siberi, shfaqet një gropë misterioze gjigande

Një ekip televiziv rus duke fluturuar mbi tundrën siberiane vuri re një krater masiv 30 metra të thellë dhe 20 metra të gjerë – befasues për nga përmasat e tij, simetrinë dhe forcën shpërthyese të natyrës që duhej të jete nevojitur për krijimin e tij.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt saktësisht se si u formua gropa e stërmadhe, e cila është të paktën e nënta e krijuar në rajon që nga viti 2013.

Teoritë fillestare nisën të qarkullojnë kur krateri i parë u zbulua pranë një fushe nafte dhe gazi në Gadishullin Yamal në Siberinë veriperëndimore; mes tyre kishte nga ato flisnin për një meteor të rënë, uljen në tokë të ndonjë anijeje jashtëtokësorësh apo një strukture sekrete magazinimi nëntokësor.

Shkencëtarët tani besojnë se vrima gjigante ka gjase të jetë e lidhur me një grumbullim shpërthyes të gazit metan - i cili mund të jetë një rezultat shqetësues i ngrohjes së temperaturave në rajon – por me siguri ende nuk e dinë.  

Foto/ Siberi, shfaqet një gropë misterioze gjigande

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore