
Foto/ Rilindasit Sotir Peçit, natyra i vendos qeleshe
Dimri ka pushtuar gjithë Shqipërinë dhe dëbora është e pranishme në të gjitha qytetet shqiptare. Në këtë fundjavë, që përkon me 14 shkurtit, Ditën e të Dashuruarve shumë njerëz kanë udhëtuar drejt Korçës për të shijuar dhe bukurinë e natyrës veçanërisht me Dardhën e zbardhur nga dëbora.
Në këtë fshat turistik, 20 km në juglindje të qytetit të Korçës, në lartësinë 1344 metrave mbi nivelin e detit ndodhet dhe edhe busti i rilindësit dhe patriotit shqiptar Sotir Peçi.
Natyra kësaj here i ka veshur një qeleshe rilandësit Peçi duke dhuruar një pamje të rrallë. Pikërisht janë këto foto që po publikon Gazeta “Shqip” ku dëbora i ka krijuar formën e qeleshes së bardhë rilindësit nga Dardha.
Sotir Peçi lindi në Dardhë, 5 maj 1873 dhe vdiq në moshën 59-vjeçare në Follorinë, më 8 prill 1932. Ai përket brezit të rilindësve shqiptarë që kontribuuan për pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar. Ai ishte botues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar. Hartoi dhe botoi një gramatikë të gjuhës shqipe, e cila qarkulloi në vitet 1901-1912.
Më 1905 Peçin e gjejmë në SHBA. Ishte nga të rrallët, në mos i vetmi mërgimtar me Universitet. Më 1906 Peçi boton gazetën "Kombi". Kjo nuk ishte gazeta e parë e mërgatës shqiptare. Para saj dy nga gazetat më të njohura ishin "Albania" e Faik Konicës dhe "Drita" e Shahin Kolonjës, por pa dyshim "Kombi" ka qenë gazeta me më shumë lexues, pikërisht sepse delte në Boston, ku po dyndej një turmë e madhe mërgimtarësh.
Sipas mediave të kohës, ishte meritë e veçantë e Peçit tërheqja në gazetë dhe përfshirja në lëvizjen kombëtare e Fan Nolit dhe pavarësisht marrëdhënieve të tyre të mëtejshme që shumicën e kohës mbeten të acaruara për shkak të pikëpamjeve të ndryshme (thelbi i tyre mund të përmblidhet ndoshta në fjalët evolucion apo revolucion) dyshja Peçi-Noli, "Kombi" dhe shoqatat e shumta të shqiptarëve të Amerikës, patën një rol të dorës së parë në përgatitjen e ditës së Pavarësisë.
Në Kongresin e Manastirit që njihet si Kongresi i Shkronjave, Peçi ishte delegat i shqiptarëve të Amerikës dhe i kolonisë së Bukureshtit. Duke u nisur drejt Manastirit, as vetë nuk e priste që kjo të qe ndarja e fundit me Amerikën. Rrjedhat e patriotizmit do ta rrëmbenin për ta lënë përfundimisht brenda mëmëdheut.
Ai do të mbahej mend si ministri që ishte kundër Nolit dhe Zogut. Sipas "Gazeta e Korçës" 12.4.1932, Peçi ishte në Lushnjë një nga hartuesit kryesorë të Statusit të parë themeltar të shtetit shqiptar. Shumë nene, sidomos ato që flasin për të drejtat e njeriut, u hartuan e u vunë me propozimin e tij. Në vitet që pasuan, Peçin e gjejmë deputet, ministër dhe njërin nga 4 anëtarët e Këshillit të Lartë, apo regjentë siç quheshin.
Në vitet 25-32, i dënuar fillimisht si edhe të tjerë me vdekje në mungesë dhe i falur më pas, Peçi mbeti një emigrant politik, fillimisht në Itali dhe më pas në Greqi! Megjithëse iu bënë oferta për ofiqe e shpërblime, ai mbeti kokëfortë siç qe në bindjet e veta. I sëmurë e pa mjete financiare për t'u kuruar, i varfër, pa mbushur të 60-të vitet, mbylli sytë në Follorinë më 10 prill 1932. U varros në Korçë, me nderime të mëdha zyrtare, mbi shtratin e një topi.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, në disa zona shkojnë nën 0
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 06 mars 2021
Historia e plotë >
General Motors: Vetëm makina elektrike deri në 2040-ën
Historia e plotë >

WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


