Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

U bë virale 16 vite më parë, vajza e 'tragjedisë' shet fotografinë për shumën marramendëse

U bë virale 16 vite më parë, vajza e 'tragjedisë'

“Vajza e Fatkeqësisë”, Zoe Roth, ka fituar një shumë marramendëse duke shitur pas 16 vitesh fotografinë e saj që u bë meme në rrjet.

Roth, e cila tani është 21 vjeç (atëherë 4), po shëtiste në lagjen e saj në Karolinën e Veriut, kur babai e fotografoi me një buzëqeshje dinake në fytyrë, ndërkohë që zjarrfikësit shuanin zjarrin e rënë në një shtëpi pas saj, shkruan “Neë York Times”.

Fotografia origjinale e saj u kthye në një meme të njohur dhe u ripostua miliona herë gjatë dekadës së fundit, por familja e saj kurrë nuk gjeti një mënyrë për të fituar diçka nga fama e vajzës së tyre në Internet.

Së fundmi u sugjerua që ajo ta shiste imazhin si një shenjë jo-zbavitëse (NFT) për 473,000 dollarë.

“Të jesh në gjendje ta shesësh atë thjesht na tregon se ne kemi një lloj kontrolli, një lloj agjencie në të gjithë procesin”, u shpreh Roth.
Roth shtoi se ajo dhe babai i saj, Dave Roth, kërkuan këshillat e të famshmëve “meme” si
“Girlfriend Overly Attached”, Laina Morris dhe “Bad Luck Brian”, Kyle Craven, para se të punësonin një menaxher dhe një avokat për të drejtuar logjistikën.

Fotoja u ble nga koleksionisti Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie të prodhimit të muzikës me bazë në Dubai.

  • foto galeri foto galeri



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore