
Foto/ Njihuni me vajzën që i "dashuron" kafshët, mban 200 të tilla në shtëpi
Ajo nuk jeton dot pa kafshët dhe askush nuk e cenon dot marrëdhënien e tyre. E nuk bëhet fjalë për një, dy apo 5 të tilla por për plot 200 kafshë të llojeve e racave të ndryshme.
33-vjeçarja Adri Rachelle nga Atlanta, Georgia, shpëton nga rruga çdo kafshë që është e plagosur apo e braktisur në mëshirë të fatit. Ajo tashmë bashkëjeton me lopë, derra, qen, mace, dhi, pula, papagaj, kuaj e deri tek derrat apo zvarranikë të ndryshëm.
Çdo vit ajo shpenzon deri në 50.000 dollarë për kujdesin shëndetësor, për vizitat e nevojshme apo për ushqyerjen e tyre. Është shumë interesant fakti që ajo u ka vendosur kafshëve emrat e karaktereve të serialit "Lord Of the Rings", duke qenë se e ka të preferuar.
Disa prej këtyre kafshëve kanë qenë shumë të keqtrajtuara apo të plagosura dhe asaj i janë dashur muaj të tërë që t'i bëjë shërbim por asnjëherë nuk është dorëzuar. Tashmë ajo ka krijuar një fermë të posaçme me ambiente të dedikuara për të gjitha llojet e kafshëve që ka mbledhur.
E pyetur nga media të ndryshme 33-vjeçarja ka treguar se shumica e kafshëve fillimisht frikësohen nga ajo, por më pas përshtaten kur e kuptojnë se aty është një vend i sigurt për të jetuar.
Adri, qëkur ishte fëmijë ka qenë e apasionuar pas kafshëve dhe është edukuar nga familja e saj për të treguar dashuri ndaj tyre.
Një ndër momentet e saj të preferuara është kur shikon papagajtë që komunikojnë me njeri-tjetrin për orë të tëra, duke plotësuar kështu nevojat e tyre.


Problemet me gjunjët/ Lehtësimi përmes ushqimit dhe kurave natyrale
Historia e plotë >


Ndikimi i vrapit në mëngjes për parandalimin e sëmundjeve
Historia e plotë >
Dita nis me diell por e freskët, ky është parashikimi i motit
Historia e plotë >

Mënyra si ta bindni veten që të pini më shumë ujë
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandida...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




