Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld dollarësh në shkretëtirën amerikane

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld

Pastërtinë e Tokios, diversitetin e Nju Jorkut, shërbimet sociale të Stokholmit. Miliarderi Marc Lore e ka gati vizionin e tij për një qytet të ri prej 5 milionë banorësh në shkretëtirën e SHBA, madje ka punësuar edhe një arkitekt; e vetmja gjë që i mungon është vendi i saktë ku ta ndërtojë dhe...400 miliardë dollarë.

Ish-drejtori ekzekutiv i Ëalmart njoftoi javën e kaluar planet për të ndërtuar Telosan, një qytet avangard, që shpreson ta ngrejë nga hiçi. Plani për ndërtimin e qytetit në një hapësirë rreth 600 kilometrash/katrorë premton një arkitekturë miqësore me mjedisin, të mbështetur te energjia e rinovueshme, ujë të ricikluar e filtruar dhe një dezanj “15 minutësh”, që do të thotë se çdo qytetar do të mund të arrijë nga shtëpia në punë për rreth 15 minuta.

Një vend i saktë nuk është menduar ende, por po mendohen zona si Nevada, Utah, Idaho, Arizona, Teksas dhe rajoni Appalachian.

Njoftimi i idesë pasoi një seri renderash digjitale nga arkitekti danez, Bjarke Ingels, i njëjti që në Shqipëri ka projektuar godinën e teatrit të ri kombëtar.

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld

FOTO / Një qytet nga hiçi! Plani për një investim 400 mld

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore