Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell frutat e çuditshme, nga molla Ridlove te aronia

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

“Jam një fermer shumë i vogël, por iniciativa ime nuk ka kufi”, është prezantimi modest i Zija Keshit nga Dibra.

50-vjeçari ka braktisur Italinë për t’iu dedikuar tërësisht bujqësisë.“Vitet si emigrant kanë qenë një kohë e shkuar dëm, duhet t’i isha përkushtuar më parë tokës”, thotë ai.

Gazeta “Shqip” zhvilloi një bisedë me fermerin e “çuditshëm”, i cili thotë se ka disa “ligje” që nuk mund t’i shkelë. “Në tokën time nuk kultivohen fruta me pesticide. Çdo gjë është bio dhe prodhimin e shes sipas parimit ‘nga parcela tek konsumatori’. Madje jam i certifikuar edhe nga Global Gap”.

Por çfarë ka të veçantë ky fermer

Zijai nuk është një fermer tipik i bujqësisë shqiptare. Ka  hequr dorë nga mbjellja e kulturave tradicionale, por çdo ditë në parcelën e tij prej 1 dynym zhvillohen eksperimente të reja kultivimi. Para se të fillojë të kultivojë varietetin e radhës, paraprakisht bën eksperimente.

“Nëse bima nuk adaptohet me kushtet klimatike të zonës, unë nuk e vazhdoj më tutje, por kaloj në eksperimentin e radhës. Nëse çdo gjë shkon mirë, nis kultivimin në tokën që kam në pronësi apo të marrë me qira”, rrëfehet ai për “laboratorin e tij”.

Ferma e 50-vjeçarit është një “kopsht botanik”, ku gjenden fruta të formave dhe shijeve nga më të çuditshme, si aronia, rrushi serez, boronica e kuqe dhe ajo gjigande, mollë që në vendin tonë nuk janë mbjellë kurrë më parë, e të tjerë.

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Një ndër frutat më të rrallë është molla Ridlove, e cila është e kuqe nga jashtë dhe nga brenda. “Molla Ridlove ka shije tërheqëse; jo shumë të  ëmbël, por vjen si e athët dhe ta rrudh gojën”, tregon Zijai. Në fermën e tij gjen disa lloje boronicash, si ajo që rritet në Shqipëri, kanadezja që i ka kokrrat e mëdha, boronica e kuqe, kamaçka, e cila është e stërgjatë në formë dhe ngjyrë vjollce.

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

“Unë kam kultivuar edhe super frutin gojiberry, që çmimi i shkon 2000-2500 lekë të reja kg. Kam mbjellë rrushin serez dhe rribiza, të cilët janë shumë të veçantë. Dua të mbjell mollën e zezë, kam mbjellë dardhë kubane, japoneze, e të tjerë”, thotë fermeri.

E pyesim nëse ka një kufi eksperimentimi i tij dhe përgjigja është:“Jo, nuk ndalem. Kam dështuar shumë herë, por kjo nuk më bën që të heq dorë. Çdo vit, sjell në Shqipëri varietet që nuk janë mbjellë kurrë më parë”.

Si nisi dashuria për tokën

“Në fillim mbolla bimë medicinale, sherbele. Kur çmimi ra, nuk e kultivova më. Me rekomanduan që të mbjellë frutin aronia. Nuk kisha dëgjuar më parë për këtë dhe nisa kërkimet për vlerat e tij. Mbolla fidanët e parë  dhe kur bëra vjeljen, nisja që të bëja thirrje për shitje nëpërmjet rrjeteve sociale. U shit shumë shpejt, 500- 600 lekë të reja kilja, i njomë. Pashë që kishte leverdi dhe shtova sipërfaqet e kultivuara. Kam një problem, nuk po përballoj dot kërkesat e tregut”,  na thotë Zijai.

Çfarë është aronia?

Aronia një frut i ngjashëm me boronicën, por që ka një shije që të rrudh qiellzën dhe vjen pak si thartë. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është një antikosidant i fuqishëm, zvogëlon rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës; mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale, ul nivelin e sheqerit në gjak, është kurues për veshkat dhe problemet e stomakut. Kjo kokërr e vogël ngjyrë vjollcë, është një super frut medicinal, që ka efekte të fuqishme.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Foto/ Historia e fermerit nga Dibra që braktis Italinë dhe mbjell

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore