Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Foto e “neveritshme”, nusja bën të ftuarit që të luajnë rolin e të vdekurve në dasmën e saj

Foto e “neveritshme”, nusja bën të ftuarit që të

Dita juaj e dasmës është një nga rastet kur e gjithë vëmendja është nga ju, të gjithë të ftuarit janë me sy nga ju. Por prej disa muajsh janë anuluar shumë dasma për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi duhet që të respektohen të gjitha masat e marra.

Por një nuse ka vendosur që të mos  shtyjë ditën e saj të madhe. Madje ajo ka realizuar një fotografi të “tmerrshme” që i ka lënë pa fjalë të gjithë. E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe e kapur dorë për dore me dhëndrin, të ftuarit shfaqen të shtrirë përtokë duke luajtur rolin e të vdekurve.  

Kjo foto e çiftit kanadez është publikuar në forumin “Reddit’s Wedding Shaming”. Nusja dhe dhëndri shihen të dy që mbajnë maskë mbrojtëse në fytyrë.

“Për të gjitha nuset në kohë Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj! Të martohesh në një pandemi bëhu si...”, shkruante nusja në postimet e saj në “Facebook”.  

Kjo foto duket se nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shkruajnë se poza “është e neveritshme, pa shije dhe e sëmurë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore