Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Foka e rrallë e Mesdheut, në brigjet shqiptare/PPNEA dokumenton specien në rrezik zhdukjeje (VIDEO)

Foka e rrallë e Mesdheut, në brigjet shqiptare/PPNEA dokumenton

Në Shqipëri ka nisur të duket Foka e Mesdheut, një specie e rrallë dhe në zhdukje në gjithë Evropën, jo më pastaj këtu te ne.

Në kuadër të projektit “Eastern Adriatic Monk Seal”, PPNEA (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri), gjatë javës realizoi ekspeditën monitoruese për identifikimin e zonave potenciale të strehimit e të riprodhimit për një nga gjitarët ujor më të rrezikuar në nivel ndërkombëtar, foka e Mesdheut.

Ky proces u krye në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, konkretisht në segmentin midis Gjirit të Brisanit dhe Dhërmiut. Veç kësaj risie, PPNEA është marrë së fundmi edhe me inventarizimin e flamingove në parkun Divjakë-Karavasta.

E ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel ishte Sabina Çano, biologe e PPNEA-s, e cila u shpreh se shfaqja e kësaj foke në vendin tonë është e rëndësishme pasi e “gjithë vija bregdetare e Shqipërisë gëzon habitatin për procesin e riprodhimit, por edhe për mbijetesën e saj”.

Sipas saj, PPNEA ka evidentuar shpella të cilat mund të jenë të përshtatshme për këto foka dhe më pas do të merret me mbrojtjen e tyre. Ajo shtoi se ka qenë vetë njerëzimi që ka ndikuar në zhdukjen e kësaj specie të rrallë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore