
Flet Enver Idrizi, shqiptari që ka rrahur 2 herë Chuck Norris: Ai dhe Van Damme s'marrin vesh nga karateja
Shqiptari Enver Idrizi, legjenda e karatesë në Kroaci, që ka mposhtur dy herë Chuck Norris, ka dhënë një intervistë për mediat kroate ku tregon për rrugëtimin e tij si kampion.
“Disa janë ende xhelozë për mua, i solla vendit 20 kilogramë medalje vendit, por vetëm disa kujtohen për mua,” thotë Idrizi, i cili është sportisti i parë që ka sjellë medalje në historinë e sportit kroat.
Enver Idrizi ka lindur në Shkup në vitin 1966, është me origjinë shqiptare nga Maqedonia, dhe ka qenë i talentuar në shumë sporte që kur ishte fëmijë.
“Kam qenë gjithnjë i tërhequr nga artet marciale, edhe pse kam pasur talent në të gjitha sportet. Jam i sigurtë që do kisha sukses kudo. Kam qenë një nga talented më të mëdha të basketbollit në Jugosllavi, por doja karaten, kjo ishte dashuria ime më e madhe.
Çfarë bëni sot?
Sot jam instructor karateje, udhëtoj nëpër botë dhe zhvilloj seminare të ndryshme në Japoni, SHBA e gjithë Europë. Jetoj në Gjermani por shkoj shpesh në Zagreb. Familja ime ka një klub nate në Gjermani, por mua nuk më pëlqen, nuk është pjesë e stilit tim të jetesës. Akoma dua vetëm sportin.
Fituat medaljen e parë për Kroacinë e pavarur më 15 janar 1992
Si mund ta harroj atë ditë? Askush s’e njihte Kroacinë më parë, por kur unë fitova njihnin himnin dhe flamurin kroat më pas. Disa janë xhelozë për këtë, por historia nuk mund të ndryshohet. Unë kam qenë kampion i Evropës në 1993, atë vit i solla Kroacisë më shumë medalje se çdo atlet tjetër, por përsëri nuk mora titullin e atletit më të mirë në Kroaci, sepse unë jam - shqiptar. Kjo më lëndoi.
Pjesëmarrja në disa filma
“Kam aktruar në disa filma, edhe me aktorin e njohur Jean Claude Van Damme. Më vonë kam luajtur një film në Kosovë. Van Damme më thoshte: Ku ke qenë më përpara si nuk kemi dëgjuar për ty? Por unë nuk kisha ambicie për të vazhduar në filma, jeta ime është thjeshtë sport.
Keni rrahur dy herë Chuck Norris në jetën tuaj?
Garuam shumë kohë më parë kur ai nuk ishte aq i njohur. Më thirrën në SHBA dhe fitova të gjithë turnetë e tyre. Unë munda Chuck Norris dy herë, s’lashë medalje pa fituar atje. Të gjithë këta personazhe si Chuck Norris, Jean Claude Van Damme, Steven Seagal nuk marrin vesh nga karateja, janë larg të qenit seriozë në atë sport.

Si të dalloni shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të gjakut
Historia e plotë >

5 mënyra për të ulur nivelet e mykut në sistemin tretës
Historia e plotë >
Artriti dhe artralgia/ Sëmundjet që dëmtojnë kyçet dhe nyjat
Historia e plotë >
Njihuni me 5 karbohidratet më të shëndetshme për të qenë në formë
Historia e plotë >
Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën
Historia e plotë >
Keni probleme me dhëmbët? Zgjidhjet natyrale
Historia e plotë >
Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Serbët, ofensivë propagande në Perëndim: Publikojnë një manifest që akuz...
Historia e plotë >
“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Vdekja e 21-vjeçares nga Covid, familja ngre dyshime: Përgjigjen e tamponit nuk na e dhanë kurrë

A ndikojnë gjenet e metabolizmit në luftën kundër Covid-19? Dasho: Personat me grup gjaku 0...

Diell dhe reshje, si do të jetë moti këtë fundjavë
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
