
Fëmijët që u bënë milionerë me forcat e tyre (FOTO)
Janë disa fëmijë në botë, që ia dalin që të bëjnë miliona para, shumë para se të mbarojnë shkollën e mesme apo edhe të marrin patentën e shoferit.
Nga krijimi i lojërave të ndryshme apo publikimi i videove në “Yotube”, këta fëmijë u pasuruan duke mos u dorëzuar në asnjë moment.
Me një dëshirë të madhe si dhe shumë fat, por sigurisht të ndihmuar paksa edhe nga prindërit, ata ishin në gjendje të kalonin çdo lloj sfide dhe të fitonin miliona.
“Bright Side” ka publikuar fotografitë e disa prej fëmijëve të suksesshëm, të cilët mund t‘ju vijnë në ndihmë edhe ju që të keni ndonjë ide biznesi.
Ryan Kaji
Kur Ryan ishte një fëmijë parashkollor, pëlqente të shikonte video në “Youtube” në lidhje me lodrat. Kështu, ai vendosi që t’u kërkonte prindërve që t’i hapnin një kanal në “Youtube”.
Ata ranë dakord, por në fillim askush nuk i shikonte videot. Por më vonë nëna e tij pati një ide, e cila i solli shumë sukses. Nëna e filmoi djalin teksa luante me më shumë se 100 lodra nga seria Pixar, Cars, dhe u bë menjëherë virale. E tani që është 9 vjeç, ai merr para nga “Youtube”. Ai fiton gati 30 milionë dollarë.
Nastya
Anastasia Radzinskaya, e cila njihet gjithashtu si Nastya në internet, është një fëmijë “Youtuber”. Ajo ka lindur në Rusi dhe është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Mjekët, në atë kohë, ishin të shqetësuar se ajo mund të mos ishte në gjendje të fliste kurrë.
Në vitin 2015, prindërit e saj vendosën të provonin fatin e tyre dhe morën një hap të madh besimi, duke shitur kompanitë e tyre vetëm për të krijuar dhe investuar në kanalin Like Nastya.
Ata e nisën duke filmuar lodrat e saj, dhe tani Nastua ka video të ndryshme dhe miqësi me fëmijët. Ajo ka mbi 190.6 milionë abonentë në “Youtube”. Në vitin 2020, e vogla fitoi një shumë marramendëse prej 18.5 milionë dollarë.
Matthew David Morris
I njohur si MattyBRaps ose MattyB, Matthew David Morris filloi rrugëtimin e tij drejt suksesit kur filloi të postonte video muzikore në “Youtube”. Ai këngët origjinale i bënte si remikse. Ishte vetëm 7 vjeç në vitin 2010, kur nisi këtë punë. Në 4 vjet, kanali i tij kishte një miliarda shikime.
Tashmë ai ka fituar 3 milionë, të cilat i bëri përmes blerjeve të këngëve, të ardhurave nga reklamat dhe paraqitjeve personale.
Alina Morse
Alina krijoi kompaninë e saj të ëmbëlsirave pa sheqer në moshën 9-vjeçare, ku babai i saj i tha që nuk mund të hante shumë të ëmbla pasi i prisheshin dhëmbët. Si pasojë, ajo nisi të studionte dhe eksperimentonte me recetat e ëmbëlsirave pa sheqer, duke parë video në “Youtube”.
Kur ishte 13 vjeçe, ajo nisi kompaninë e saj “Zolli Candy” nga kuzhina e shtëpisë. Dhe në vitin 2018 ajo fitoi 6 milionë dollarë. Kompania e saj është kthyer në “numri një” në shitjen e karameleve pa sheqer.
Nick D’Aloisio
Nick D’Aloisio e mësoi veten se si të shkruante softuer kur ishte 12 vjeç. Në moshën 15-vjeçare, ai ndërtoi një aplikacion falas për “iPhone” të quajtur “Summly”. Ky aplikacion përmbledh automatikisht historitë e lajmeve, gjë që është e shkëlqyeshme për ekranet e vogla.
Më vonë, kur ishte 17 vjeç, ai e shiti aplikacionin e tij te Yahoo! Inc, për gati 20 milionë dollarë. Pasi u bë marrëveshja, aplikacioni u rrëzua përfundimisht, por ai tashmë ishte shkarkuar pothuajse 1 milion herë.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, në disa zona shkojnë nën 0
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 06 mars 2021
Historia e plotë >
General Motors: Vetëm makina elektrike deri në 2040-ën
Historia e plotë >

WhatsApp sfidon Zoom, thirrje video edhe nga kompjuteri
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


