Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çfarë simbolizon veza për Pashkët? Motër Alma zbulon kremtimet që bëhen në këtë festë

Çfarë simbolizon veza për Pashkët? Motër Alma zbulon

Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit, tre ditë pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërsëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Për të folur për festën e Pashkëve, motër Alma ishte në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo tha se përgatitjet për Pashkët nisin 40 ditë përpara.

“Fillon që të mërkurën e përhime. Për 40 ditë Jezusi qëndroi në shkretëtirë dhe fitoi betejën me të keqen. E prandaj 40 janë 40 ditë përgatitje”, tha motër Alma.

E pyetur se pse veza është simboli i kësaj feste, ajo tha: “Është simbol i jetës, simbolizon varrin e Krishtit që më pas del jeta”. Ajo shtoi se besimtarët i lyejnë vezët për të thënë se nuk ka më vdekje, vdekja është e mundur. “Janë ngjyrat e festës, ngjyrat e jetës”, tha motër Alma.

Çfarë simbolizon veza për Pashkët? Motër Alma zbulon

Më pas ajo zbuloi 3 ditët e veçanta të kësaj periudhe kaq të bukur, siç është enjtja e madhe, e premtja e madhe, e shtuna e madhe.

“Janë kremtime të rëndësishme. Dita e enjte nga darka e fundit e Jezusit me dishepujt e tij dhe ka larjen e këmbëve, mesazhi i veçantë: ‘Nëse dëshiron të jesh i madh, duhet të shërbesh’. Jezusi ofron jetën e vet. Nata e errët ku Jezusi është i tradhtuar nga miqtë më të afërt.

E premtja e madhe është dita e heshtjes, ku Jezusi i qëndron besnik premtimit të tij ku jep jetën në kryq. Dhuron jetën dhe faljen. Nga kryqi fal dy personat që janë afër tij dhe bëhet udha e kryqit. Përkujtojmë mundimet e Jezusit dhe adhurimi i kryqit.

E shtuna e madhe, dita e heshtjes totale. Kumtojmë ditën kur Toka qan për Zotin që ka qenë i vrarë. Të shtunën në darkë festojmë virgjielien e të dielës. Vdekja nuk mund ta ketë fjalën e fundit. Dita e diel është dita e ringjalljes,ku ne festojmë fitimin e së mirës”, tregoi motër Alma.

Më pas tregoi edhe ushqimet që janë traditë e kësaj feste. “Është mishi i qengjit që simbolizon Krishtin, që sakrifikon jetën. Për traditën e kishës universale është mishi i qengjit, në traditën e popullit shqiptar është bekimi i bukës, vezës dhe ushqimeve të tjera që konsumohen të dielën”, tregoi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore