Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të duhanit me ngrohje?

Çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për tymin e dorës së dytë, i cili prek jo vetëm duhanpirësit pasivë, por dhe bimët, kafshët dhe sendet përreth. Në mjedise të mbyllura ku pihet duhan, gjithcka dhe gjithkush është i ekspozuar ndaj ndaj tymit të duhanit. Së bashku me të thithen një sërë elementësh kimik të cilët prekin dhe dëmtojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut.

Tymi që çlirohet nga djegia e një cigare përmban monoksid karboni, Butadiene, Akroleine, Benzen dhe më shumë se 70 kimikate të tjera. Secili prej tyre shkakton dëme të ndryshme.

Monoksidi i karbonit mund të çojë në dëmtime të zemrës; 3-Butadiene ndikon në sistemin riprodhues; Akroleinë, është elementi kimik që mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të mushkërive; Benzeni mund të ulë pjellorinë. Por krahas tyre çlirohen dhe më shumë se 70 kimikate që shkaktojnë kancer. E të gjitha këto elementë merren së bashku në çdo thithje të tymit cigares.

Por çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të duhanit me ngrohje? A ndikon aerosoli i IQOS në mjedisin dhe njerëzit përreth?

Çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të

Sipas Giselle Baker, drejtuese shkencore në Philip Morris, në Japoni janë bërë disa studime në vendet ku lejohej përdorimi i duhanit në ambiente të mbyllura për të parë efektet në mjediset e jetës reale.

Ajo shpjegon eksperimentin e kryer “Studimet u zhvilluan me njerëz në restorant, për të matur shënuesit e ekspozimit si para hyrjes në atë mjedis ashtu edhe pasi të largohen. Në këtë mënyrë u vëzhgua ndikimi i të qenit në dhomë ndaj ekspozimit të këtyre toksikantëve.

“Ne bëmë disa prova ku nuk kishte përdorim të IQOS brenda, dhe të tjera ku njerëzit u lejuan të përdorin produktin. Në të dy vëzhgimet e jo-duhanpirësve si para dhe pas ekspozimit ndaj nikotinës u vu re se kishte një rritje të lehtë të ekspozimit të nikotinës, por kjo ndodhi në të dy rastet edhe kur përdorimi i IQOS ishte apo nuk ishte i lejuar. Por nëse vlerësohen nivelet e ekspozimit tek jo-duhanpirësit, niveli i nikotinës ishte rreth 10 herë më i ulët se tek duhanpirësit që hynin brenda. Kështu, përdorimi i IQOS nuk kishte ndonjë ndikim negativ në ekspozimin ndaj njerëzve në këtë lloj mjedisi”.

Çfarë ndodh në mjediset ku përdoren pajisje të

Ndërkohë dhe Catherine Goujon, Kërkuese shkencore e cilësoi studimin si interesant për PMI, sepse kombinonte matjen e cilësisë së ajrit në mjedise të mbyllura dhe një studim klinik të vlerësimit të ekspozimit të shëndetit të biomarkerit.

"Ne vendosëm të përqendroheshim në shënjuesit e duhanit për të kapërcyer gjetjet tona në standardin e materieve e grimcave, nikotina dhe nitrosamina në ajër. Ne ishim në gjendje të matnim biomarkerët përkatës në dhomë. Ajo që gjetëm në lidhje me cilësinë e ajrit të brendshëm ishte se nuk kishte asnjë nivel nitrosamine, një nivel shumë të ulët të tymit të dorës së dytë dhe shumë pak nikotinë në ajër"

Gjithashtu studimet shkencore tregojnë se një tranzicion i plotë nga cigarja në sistemin IQOS zvogëlon ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Njëkohësisht kalimi në IQOS ndihmon të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshëm, por vetëm nëse kalojnë plotësisht në këto produkte./Gazeta Shqip

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore