
Çfarë ndodh me trupin nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë!
Kumbullat e thata, që ndryshe ne u themi hoshaf, janë magjike. Nëse hani vetëm 6 kokrra në ditë, trupi juaj do të pësojë ndryshime.
Efektet e tyre janë fantastike, pasi janë plot me lëndë ushqyese të shëndetshme, për të cilët ka nevojë trupi. 100 gram kumbulla të thata përmbajnë 732 mg kalium.
Ky makromineral është thelbësor për trupin tonë pasi e ndihmon të funksionojë si duhet, si dhe parandalon shumë sëmundje. Ul rrezikun për goditje në tru, i mban kockat të shëndetshme, ndihmon në rritjen e shëndetshme të muskujve, madje mund të promovojë funksionalitetin e duhur nervor.
Rekomandohet të hani rreth 4,700 mg kalium çdo ditë. Po ashtu janë shumë të mira edhe për gjakun, pasi mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi dhe ato janë të pasura me këtë mineral.
Një tjetër veti e mirë e tyre, është se, kanë fibra, që ndihmojnë tretjen. Për shembull, një filxhan kumbulla të thata përmban 12 gramë fibra të tretshme.
Për më tepër, ato përmbajnë sorbitol, një laksativ natyral që ndihmon për të stimuluar lëvizjet e zorrëve. Ju ndihmojnë për të urinuar më shpesh, nëse keni probleme me fshikëzën e urinës.
Nëse doni të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme, kumbullat e thata do t’ju shërbejnë shumë. Falë fibrave që ato kanë, ju do të ndiheni të ngopur, nëse hani 6 prej tyre në ditë. Përveçse ju japin vitamina shtesë si për shembull (A, C, K, B6), kumbullat e thata ju ndihmojnë edhe për uljen e presionit të gjakut. Pra, 6 kumbulla të thata në ditë, mbajnë doktorin larg!


Si ndikon në tru shëndeti i zemrës
Historia e plotë >
Habisin shkencëtarët: Në trup kemi një organ tjetër që ne s'e paskemi ditur!
Historia e plotë >



Cila shenjë e horoskopit jep puthjen më të mirë?
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet




