Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çfarë i bën kolesteroli trurit/ Si të mbani nivelet e duhura në organizëm

Çfarë i bën kolesteroli trurit/ Si të mbani nivelet e

Lidhja mes zemrës dhe trurit nuk bazohet vetëm tek emocionet, stresi apo harmonia. Sipas të dhënave, si truri, ashtu edhe zemra janë të varur plotësisht nga një sistem i shëndetshëm qarkullimi të gjakut. Çdo ndryshim ose vështirësi në qarkullimin e gjakut shkakton probleme në zemër dhe në tru. Shkencëtarët e Universitetit Leiden në Hollandë kanë zbuluar se kolesteroli duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, dëmton rëndë aftësitë funksionale të trurit.

Përveç rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, kolesteroli ndikon tek vëmendja, përpunimi i informacionit dhe kujtesa. Ekuilibrat e kolesterolit mund të prishen mjaft lehtë me kalimin e viteve, ushqyerjen problematike dhe aktivitetin fizik. Luhatjet e kolesterolit sipas studiuesve ndikojnë fort në aftësitë reaguese të trurit. Sipas studimit që zgjati mbi 2 vjet, njerëzit që kishin luhatje të kolesterolit në gjak, arrinin rezultate të dobëta në provime apo punë. Atyre u duheshin disa momente më shumë se të tjerët për të plotësuar një test.

Luhatjet E Kolesterolit Dhe Rreziku I Humbjes Së Kujtesës
Studime të tjera kanë zbuluar se pas moshës 50 vjeçare, burrat dhe gratë me një nivel të ulët të kolesterolit të mirë , janë 53% më shumë të rrezikuar nga humbja e kujtesës. Sipas shkencëtarëve niveli i lartë i kolesterolit të keq dhe konsumi i tepërt i yndyrnave të ngopura rrit ndjeshëm rrezikun e përkeqësimit të aftësive mendore në moshën e mesme. Ata shpjegojnë se kolesteroli i keq bllokon enët e gjakut duke shkaktuar jo vetëm sëmundje të zemrës. por edhe ishemi. Një nga pasojat e kësaj të fundit është edhe humbja e kujtesës.

Si Të Mirëmbani Nivelet E Kolesterolit Në Gjak
Studimet këshillojnë aktivitet të rregullt fizik, lënien e duhanit dhe ushqyerjen e shëndetshme për të mirëmbajtur nivelet e kolesterolit. Shmangia e yndyrnave të ngopura është një hap i domosdoshëm për uljen e kolesterolit. Njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fibër, fruta, perime dhe peshk për një shëndet sa më të mirë./AgroWeb

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore